Friday, June 15, 2012

HELMICA (Endrrat gjithehere me cojne ne kete vend)


  Ky  fshat perpara nje shekulli ka numeruar rreth  rreth 30 familje. Por, migrimet sistematike te cilat gjithnje vazhdojne edhe sot,  kane bere qe Helmica te duket sot si nje vend pothuajse gati i shprazet!
 Pjesa me e madhe e popullates jane shperngule ne SHBA ne mbarim te viteve te 60-ta te shekullit te kaluar dhe vetem disa familje kane migruar ne Tuz dhe rrethina..., per te kerkuar jete me te mire e me te sigurte. Pas mbetjes se Traboinit nen Mal te zi,  disa familje jane shperngule  pergjithmone ne Shqiperi- ne Hot te Ri, afer Shkodres. Poashtu disa nga te shperngulurit e asaj kohe jetojne sot edhe ne Mamurras.
Gjate sundimit osman, kur ishte rendi i bajraktareve neper malet e Shqiperise,  bjaraktari i Traboinit ishte Smajl Mustafa Gojcaj, i cili para nje shekulli  u shperngul nga Hoti  dhe u vendos ne Prizren, ku jetojne edhe sot pasardhesit e tij- familja e Gjon Bajraktarit ( Gjon Smajli).
Sa i takon perkatesise farefisnore, ne Helmice kane jetuar ose  jetojne pjestare te ketyre vellazenive: Gojcaj, Camaj, Dushaj dhe Gjelaj.
Aktualisht, ne kete fshat jetojne 9  familje:
Lulash Nika, Gjelosh Nikolla, Pashko Zef Martini, Ilir Doda, Vasel Luigji, Gjergj Zefi, Gjon Paloka, Zef Mark Martini dhe Vasel Gjoka.*
Per Helmicen eshte karakteristike edhe vendi i quajtur Kodra e Kishes, ku ndodhen  vorrezat e ashtuquajtura  Vorret e Traboinit. Ne fakt aty ka qene kishe, prej nga edhe rrjedhe ky emertim.
 Rreth emrit Helmice, nuk me ka qelluar te gjej shpjegime te mirefillta, megjithese spekulohet ne forma te ndryshme. Nga botanika njihet nje bime me emrin "helmez" dhe ka mundesi te kete origjine nga kjo bime. Por, spekulohet edhe me faktin  se  kushtet klimaterike ne kete fshat jane mjafte specifike qe e bejne kete fshat, si te thuash "helm"... duke pase dimra shume te ftohte gjate neteve te kthjellta, ndersa edhe  Murlani ( era e veriut), askund nuk fryne me furishem sesa ne Helmice. Ndoshta ne keso kushtesh edhe njerzit ne pergjithesi thuhet se kane qene me zemrake..., me "helm" (spekulojne disa te tjere).
Ndoshta fjala "helmice"ka te beje me fjalen "helmete", mbase ne gjuhen Ceke fjala "helmice" do te thot helmete apo kaske per mbrojtje te kokes. Mund te jete kjo , ndoshta per arsyen se vete fshati Helmice ka forme helmete apo grope, dhe gjate administrimit sllav te atyre trojeve mund te jete emertuar me ate emer! Kush e di!
Sidoqofte, eshte e nevojshme te gjurmohet etimologjia e kesaj fjale.

Nje pjese e historise sone te lavdishme i  ka rrenjet pikerisht edhe  tek ky fshat dhe tek njerzit e tij.
 Qepuri eshte nje lokalitet historik,  ku me 25 Mars 1911  u zhvillua njena nder  betejat  me  te pergjaksheme te banoreve vendas kunder ushtareve turq, ngjarje kjo ne serine e zhvillimeve te armatosura te malesoreve, te njohura si Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911, e cila i parapriu shpalljes se pavaresise se Shqiperise, nje vit me vone. Kole Marash Vata ishte prijsi i grupit kryengrites. Ai ishte nga Helmica. Ishte krah i djathte i Dede Gjo Lulit.  Ate dite, ne Qepur  u vrane 9 kryengrites nga Traboini, prej te cileve  te pakten 2 vete ishin nga Helmica ( Kole Marash Vata Gojcaj dhe Ujke Gjelosh Leka Camaj). Te tjeret e vrare ishin: Zef Lan Ula, Frane Zeke Pllumi, Pjeter Uc martini, Gjon Lulash Zeka, Zef Lulash Zeka, Nikolle Mirash Gjoni dhe Gjon Pllumi. Pervec te vrareve ka pase edhe shume te plagosur nga ana e malesoreve, por poashtu edhe shume te vrare e te plagosur  edhe nga ana e nizameve turq.

Edhe Gjelosh Frangu, figure kjo e permendur ne  Malesi te madhe,   ka qene poashtu nga Helmica. Ai ka qene nje pronar i madh i shume pronave ne Fushen e  Tuzit. Flitet per konfliktin qe zhvillon Gjeloshi dhe bashkevendasit e tij ne sarajet e vezirit ne Shkoder, pershkak vrasjes ne bese te bashkefshatarit te tij Preke Pecit, nga ana e vezirit.
Varjanti popullor thote se Traboinesit me Gjelosh Frangun ne krye, ia vrane djalin vezirit, pasi ai arrijti te shpetoje. Kesaj ngjarje i jane kushtuar edhe disa kenge qe kendohen edhe sot, nder te cilat dallohet ajo e kengetarit te mirenjohur Nikolle Nikprelaj.

Helmica, sa i perkete ekonomise,  ashte nje fshat kryesisht bujqesor e blegtoral. Pervec elektrikut ka edhe telefonine rurale dhe rrugen kryesore e ato dytesore te asfaltuara gati te gjitha.
Ne Helmice te gjithe punojne, kush ne bujqesi e blegtori, kush ne pune te tjera me kontrate, nder to edhe pune pedagogjiko-arsimore.

____________
* Situata sot mund të ketë ndryshuar.