BESËLIDHJA
Në malet tona vdekja rrinte në krye te vendit
jo si një mysafire e rrallë, por rob shtëpie
si një gjyshe e harruar në oxhak,
që nuk i vjen ftesë,
as vetë, nuk sheh të vdesë.
i vret shekujtë, me tym duhani e kafe të idhëta,
saqë muret e kasolles katran ishin ngjyrosur,
si zemra të mumifikuara, nënash
që mbesin pa gjak.
Për malet rrokaqiej, asgjë befasuese,
ato përditësoheshin rregushisht me lajme të reja,
me kronikën e zezë. Me rritjen e mortalitetit,
saherë të shtënat vinin nga ndonje ngushticë mali,
Dihej. Perendorët e rraskapitur janë në armëpushim.
Ujqit ngordhën e vendin ua zunë njerezit
si shqiptari ndaj shqiptarit.
për hesape që s'mbahen mënd
të percjellura gojarisht, si legjendë.
Përpara se u linden besnikët, nuk dihej asgjë për besën,
madje, as që kuptohej kush është njeri e kush egërcirë,
shkëmbijtë ishin çarë prej ngopjes,
një fenomen i paparë,
nje botë e ngujuar, një botë e vrarë,
në atë vend ku gjaku rridhte më bollshëm se uji.
Te fundit here, dy të shtëna u përplasën mbi shkëmb,
si retë kur ndeshen gisht për gisht,
barkthatë e gjetën në udhën e shkronjave,
nga një pusi, ku lepuri bëhet luan,
u bë trofe një vogëlush i brishtë
dhe kulmi i shtëpise dikujtë mbi kokë iu shëmb.
Atehere Zotit fytyra iu ngrys nga kjo vepër tërbore,
një meteor e lëshoi në atmosferën e errët,
si Shengjergji mbi kalë të bardhë,
që shporrë kulshedren me shtizën e vet,
kjo figurë kulti në trojet arbnore.
Ateherë armët e malesorit morën frymë,
u ftofen mire e mirë dhe u varën në murë,
u la që të përdoren burrnisht, me dorë në zemër,
dhe fjalët e burrave u bënë kala,
...Atë dite qershori që digjte si furrë.
Mbas dy agimesh, Barka e Nojës u sfidua,
por fjala e burrit nuk u lekund,
dhe u bë motiv për njerzinë,
e gëzoi shumë edhe perendinë.
dhe ua dha malësorëve në rrasë guri, si Moisiut
sepse burrat atje gjithemonë kanë qenë me peshë,
ndaj, edhe perenditë...
kollaj rrisin mustaqet e veta vesh më vesh.
DON SI BURRË, A DON SI UNË
Me falni, por une s'jam burrë,
As nuk kam për të qenë kurrë,
Burri-burrë, eshtë si bishë,
Thuhet se ai lindë me këmishë,
E dallon burrin sherbez,
Paret në këmishë, alltinë në brez,
Askurrë burri s'bjen n'gazep,
Për sa të kete viagra në xhep,
Atij, ku t'i vijë për dore,
S'pyet shumë ku ka bujtore.
Ç'duhet burri në divan,
Qe s'pin kafe as duhan,
Që s'nisë ditën me kënaqesi,
Me një shishe plotë raki.
Unë mëngjesin e nisi lehtë,
Në bark thatë, çaj të nxehtë,
I hedh ginger e turmerik,
Dhe pak mjaltë organik,
Herë kanellë e lëng limoni,
Besoni a mos besoni,
Prandaj une s'jam fare, burrë,
As s'kam për të qenë askurrë.
Se, burrat pinë rakinë si ujin,
Me ta, dot s'e nxjerrë kujin,
Faqja u skuqet ngjyrë cohe,
Por, burrat vdesin para kohe,
Edhe gratë u mbesin veja,
As të vjetra as të reja,
Ndaj nuk dua të burrnohem,
Dua me kaq të mjaftohem,
Pastaj kurë ashtë kohë mashtrimi,
Nuk përngjaj në kurrefarë trimi,
Kolagjen e proteina,
Shoqëruar me vitamina,
Dhe ufull molle, pa tjetër,
Sepse është ilaç i vjeter,
Në këtë vakt, planin tim ma përmbysë,
Shishja e burrit ulë në gjysë.
Me falni por s'jam burrë fare,
Burri pin me matare,
Shkenca thotë me pi hirrë,
Burri pinë nje arkë me birrë,
Një mbas një, pa ndaluar fare,
...Kosin, kam pije kombetare,
Mua më kënaqë një kokerr fiku,
Burri don mish fërliku,
S'është burri për bishta prasi,
Ai don n'pjatë një bole dashi,
Je burrë sa për nevojë,
Kur s' të blegron dashi në gojë,
Me u burrnua, kot mundohesh,
Pa pasë bark, s'kualifikohesh.
Burri që është burrë taman,
Dy paqeta i pin duhan,
Se kur je duke tymuar,
Dukesh më i burrëruar,
Kadalë beg, të ndalet turri,
Pa bark kodër, je gjysë burri,
Burrin e dallon mbas pjate,
Ai han mish, jo zarzavate,
Një sallate e perzier,
Me bën mirë për tu ndier,
Gjethe, tranguj e domate,
Qepe te njoma, fara te thata,
Tuna fish e pak sardinë,
Pluhur rrepe e spirulinë,
Demek si është më së miri,
Balsamik e vaj ulliri,
Copa pule nga krahnori,
Si mos t'isha birë malësori,
Dhe një kafe vjen pastaj,
Që ta shmang gjumin kollaj.
Para mbrëmjes përsëri,
Nje frut peme të bën dobi,
E për darkë mjaft me duket,
Një pjatë supë, një flegër buket,
Nuk është skamje por dëshirë,
Dhe me kaq unë ndjehem mire,
Mire më bën edhe vëra,
Dhe kjo është, pra e tëra,
Sa Unë rrekem me kalori,
Burri bën dy trimëri,
Prandaj unë nuk jam burrë,
As s'kam për t'u bërë kurrë,
Sepse burrat s jetojnë shumë
Tash më thuaj,
Don si burrë, a don si unë.
ESTRUSI
Shihni tash kur t'vjen nëntori,
Мы голосуем за человека,
Everyday say, people horny,
Pobjedit će ličnost veka.
Это Трамп, он лучший друг,
Scientist and philosopher,
Vlado i Vojo u taj krug,
Sikur vllëllezë rreth një sofër.
APARTAMENTI 6E
Ne 2064 Barnes Avenue, në katin e gjashtë,
një malesor aty, rreket si Shqiperi në miniaturë,
sapo del nga ashensori, apartmenti në të djathë,
një flamur mbi tryez, një Skenderbe në murë.
Një çifteli varur në gozhdë në një kënd të dhomës,
zhvaret herë-here ndjeshëm si me nostalgji,
zigzage gishtash të dehur dalin jashtë zonës,
paepshëm mbrojnë gjallërinë e kësaj Shqipëri.
Zemra ime ka nevojë çdo ditë për remont,
agimet më gjejnë në dritare, kethyer nga dielli le,
mbase, një ditë do të mekem poshtë nën horizont,
e dikush prej Guineje do të kendojë "liberté"
SHOKUT TIM
Shoku im!
Gjërat ndodhin për ndonjë arsye iks,
ashtu sikur miqësia jote me mua, fiks,
që ndodhë veç një herë e askurrë më,
përpa u këthyer bota prapë në asgjë.
Dhe mbas asgjësë të bëhet një botë tjetër,
si feniks ringjallur mbi vehten e vjetër,
sikur skulpturon një suvenire, nga balta,
një statujë kreshniku për merita të larta.
E pak pa e mbaruar thyhet aksidentalisht,
e i gjithë mundi të shkon bosh, mjerisht,
këthehesh, ngjeshë baltën prape nga fillimi,
e bën më bukur dhe të kalon hidhërimi.
Por një shok si ti nuk bëhet dy herë,
pa e këthyer apokalipsin edhe një herë,
e prapë materja të këthehet në fillim,
të ngjeshet sërish deri në mosdurim.
E nga mëllefi të fryhet si tullumbacë,
të fryhet përbrenda derisa të pëlcasë,
e nga ky fillim, pa kohë dhe hapsirë,
të ribëhet universi akoma më mirë.
Një Big Bang i ri sërish me harbim,
e copat t'i gjuante deri në pambarim,
e miljarda Kashta të Kumtrit spirale,
miljarda yllësi dhe planete kapitale.
Ku në njënin prej tyre të quajtur Gea,
të lulezonte jeta me mrekulli të reja,
dhe Kopsht Edeni të jetë gjithëkund,
mbushur me burra e gra pa fund.
Dhe gjithçka të fillojë sërish nga hiçi,
me vullnet të Hyjit i prirë nga diçi,
një krijese si ti prapë s'bëhet dot,
shhoku im i mirë për jetë dhe mot.
NDERA I QOFTE
Një gomar me samar,
po jep intervistë,
thotë krenohem si gomar,
pa ndonjë pune të pistë.
Ai gjitheherë ka ngallënjyer,
sahere që i dhanë mandatin,
asnjëherë s'e ka zhgënjyer,
bazën e vet- elektoratin.
Punët që i merr përsipër,
i përmbushë me përgjegjësi,
ndaj emërohet kryeministër,
të drejtojë me qeveri.
Por veshgjati ndershëm foli,
nderi im nuk ma lejon,
s'ia dua hajrin asnji stoli,
nëse populli s’më beson.
PUSITË
Rrugëve egnatia, shkëmbinjë të shëmbur
aty ketu nëpër provincë,
njerëz të çmendur, si gjithëherë, zanë pusitë
nëper gryka malesh,
kryqëzojnë në maje të gishtrinjëve
në dritën e hënës katërshinë,
për të zbrapsur karvanin e pambarimtë,
që ndjekë rrugën e diellit,
në shtegtimin e tij të lehtë, ngarkuar,
përplotë me thasë qytetrimi,
një zagar endacak tek po i ndiqte kemba kembes,
lehu keqas...
...nga trishtimi, kur papritmas nga guri në gurë,
fluturoi nje lakuriq nate,
I zbuloi. Rrugët u hapën, e pusizënësit ikën...
me bisht nën shalë.
KJO NATË PËR TY
E dashur, më bëhet vonë të pres deri nesër,
për puthjen që më mungon në këtë natë të gjatë,
mora të shfryj mallin me ca vargje në letër,
ndërsa ti po fle, më erdhe në imagjinatë.
Ditën tënde ma hëngrën karkalecat,
edhe gurë-hedhjet shpellinave provincore,
bashkë me ujë-mihjet për do kalangërçat,
për botën e dergjur si makineri jashtë dore.
Sonte do të shkruaj vetëm për ty,
vetëm e jotja është kjo natë janari,
ndërsa jashte bie borë, përzier me shi
në zemrën time bën vapë që dieg si zjarri.
Nëse ndonjeherë të çon jeta larg prej meje,
bëje një gjest shpirtnor përpara se të nisesh,
nje pikë helm në çajin..., e dua prej teje,
do më bënte mirë në mungesën tënde
GRUAJA-GRUA E BURRI-BURRË
Një burrit kur i thua, ç'na je bërë si grua
ditën ta bën natë dhe te mbulon terri
hup mor qen birë qeni, kujt ti po ia thua
të turret si bishë, të kapë për gabzherri.
E përse ndodhë e kunderta, kur flitet per gratë
kur brishtesise se tyre ia shton pak vrazhdësi
i shton maskulizëm kinëse për lëvdatë
tiparet feministe ia mevesh me burreri.
Nje gruaje kur i thua qe je grua burrereshë
të shikon miqësisht , pa asnjë koment
ajo në mirësjellje ta këthen si tue qeshë
të falem nderit shumë për ktë kompliment.
Tani, Une si njeri, qe ligjet e kësaj natyre,
i shoh te perkryera, pa nevojë për shtesë,
sa burrit, kur i thua grua, i bie ne fytyrë,
Po aq dhe nje gruaje kur i thua burrëreshë.
Sepse dy ekstremet bëjnë këtë recepturë
Nje burre degjeneron me shfaqje gruanore
Zonjë, ti je e plotë, s'të ngritë fjala "burrë"
Sa me e brishtë qe je, je më natyrore.
FEDI
Kur Fedi ishte i ri,
byrylekte si taroç i zi,
i mbushr plote neveri,
në shtetin xhuxh, Mal i Zi,
mallkonte si perendi,
për fatin e tii,
e te gjores Malesi.
Kur ne tehun e thikës, kufi,
vëzhgonte ushtar i zi,
se mos po lëvizë njeri,
si therme gargie në zemër e mushkëri,
të fëmiut, plakut, gruas dhe burrit,
e Fedi frymonte atëherë...
me mushkëritë e Dedë Gjo Lulit.
Po Fedin sot çka na e gjeti,
u ngop nga çaji e sherbeti,
iku i ngarkuar me duqe,
ku e pret ferliku dhe vëna e kuqe,
atje ku lëpihet peshtyma e vjeter,
e ku quan babë, nje babë tjetër,
...ku bythë e qafë maten me metër
PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI
S'me pritej dot takimi me nënën,
Me nënën time Shqiperi,
lugati kish zënë diellin e hënën
dhe nuk e njihja asnje njeri.
E kur estrada e ketij teatri,
qafën e theu aksidentalisht,
Une nga gëzimi, kur iu qitë hatri,
sërish fillova te buzeqesh lirisht.
Sot kam feste- thash me veten time,
ndërsa zemra me rrehte me turr,
sepse takohesha me nënën time,
që nuk e kisha perqafuar kurrë.
Kalova binaret nje, dy, tre e kater,
vetja me dukej si Edwin Aldrin,
në Hënë kur shkeli- njeriu i parë,
e kembet e mia shkelen Shqiperine.
E gjeta vehten në galaktike tjeter,
ndërsa ecja, rrethuar n’ imazhe te reja,
rroftë, buke, socializem, fjala veper...
Mure te stolisura sikur gra veja.
A kjo është toka e Kastriotit,
a kjo është toka e Nene Terezes!
iu dashka shume meshira e Zotit
ndërsa i kafshoja buzet vetevetes.
***
...Pas pak kohësh shkrova në letër:
***
Ja, kjo fortese,
me mure te trasha,
u shprund nje dite,
u dogj si kashta.
Nje gjysme shekulli,
me harambasha,
u ish rrite gusha,
e skuqur lasha.
...Kah pinin gjakun,
tuj hallakate,
mbi kryet e popullit,
rrinin me shpate.
Ishin mesue,
me ndejt lirisht,
mbi koke te popullit,
me kembë-turqisht.
Por erdhi nje dite,
dhe e zu rreziku,
qafën e theu,
dhe turpshem iku.
Kjo fortese, pra,
rrethuar prej telash,
ish bere parajse,
veç kriminelash.
Kombi u nda,
për pesedhjete vjete,
vajtonte gjaku,
për gjakun e vet.
Por mbi Shqipëri,
prapë rrezet rane,
e dogjen lugatin,
që e kishte zanë.
Se perveç zogjeve,
nëpër hava,
gjithçka ne toke,
me gjak ish la.
Aty-ketu,
zona te vdekjes,
aty-këtu,
gropa te perpjekjes.
Posa u hap porta,
frymën e mora,
dhe nje shami,
nga xhepi nxorra.
Lotet vajtonin,
në gjuhen e vet,
vajn dhe gëzimin
i përzieva krejt.
Ate dite e pash,
botën e ndaluar
pashë loken e vjeter,
shumë te trazuar.
Sepse gjithemone,
e kam deshiruar,
por kurre s'na lanë,
për tu takuar.
Lokja e shkretë
shikimin vari,
sepse zhgenjimi,
u turr i pari.
U turr zhgenjimi,
dhe ma shtriu doren,
ku te kam moj loke,
ku e ke kunorën.
Mi hapi krahet,
në perqafim i rash,
më njohti, e njohta
posa e pashë.
DIELLI LIND NË PERENDIM
Se Dielli lindë në perëndim,
kjo s' është e vërtetë,
jo për qëndrimin tim,
por shkenca e thotë vetë.
S'më pelqen kjo gjeometri qiellore
....dhe as si sillen planetet, dua
Tokës t'ia ndërroj kahjen rrethore
të sjelljes rreth vetes.
Ah, më gjeni një lloz të gjatë,
e Une po zë pozicionin,
t'ia fus Tokës nën shtat,
e t’ia ndërroj rotacionin.
Ose, po ndërtoj kësollë të re,
tek kufiri i datës,
që në perëndimin tim,
të jetë pikë e mesnatës.
...E Toka prapë le të sillet,
njëjtë sikur sillet sot,
e Dielli gjithnjë le të lindet,
atje nga ndriçon këtë bote.
DALJA NGA KAFAZI
(Nga vizita e parë në SHBA më 1986)
Sot u ndjeva i lirë, si pas një ngujimit
u hodha në ajr, si zog, kur te ik prej dores,
i kalitur mirë ne lumturine të errësimit
u nisa drejte akullnajave e te bores.
Avioni u ngrit siç ngritet shpirti ne qiell,
imazhe te vjetra perplasen me te reja,
Akullnajat e Grenlandës shkelqejnë nën diell
fluturimi marshon drejt enderrave te vjetra
Lartesi qiellore qe s'ke pse ke frike,
edhe në trimsohesh i njëjti fat zë vënd,
sot zbuloj kontinentin e ri, Amerikë,
e Kolombo me vjen menjëherë në mend.
Gëzim për Amerikën, mall për Shqiperine
të ndarë me shefi mu tek hunda,
sa mbrapsht që aplikova metodologjine,
vetëm mbrapsht, se ndryshe nuk munda.
Amerikën pashë dhe Malesinë njekohesisht,
e mrekullueshëm, sikur seli e perendise,
s'mund pava shume, e them lirisht,
nga syte e skërlotun, dale prej errësisë.
Dielli, Hena, galaktika e yje
edhe atje të gjitha si këtu i kishin,
fusha, dete, zabele e pyje,
por, si në Malësi asnjë nuk ishin.
KRYQI IM
Mbrëmja u mbyll me ngjyrë cohe
Mëngjesi u zbardhë si zakonisht,
përveç lindjen time para kohe.
nuk shoh gjë tjetër gabimisht.
Me gisht në këmbëz për heshtjen, gjithmonë,
dhe kjo gojë imja në fushëbetejë,
gjithmonë armik me status quo-në
gjithemonë me fjalë si një grua vejë.
Një ide sot mu suall vërdallë,
një dëshirës time t'i vë kapak,
ta gatoj kryqin sa të jam i gjallë,
ta shoh kalvarin përditë ngapak.
...Dhe mora sopatën dola në mal,
mbase e mpreha mirë e mirë,
dola kërkova lisin më të madh,
për trupin tim, sa për tu shtrirë.
Sa Ponce Pilatat pa durim presin,
kur gozhdat mishim të ma përshkojnë,
se gjer atëherë në margjina mbesin,
derisa gojën të ma shtupojnë.
Saherë nuk mbushen me frymë lirisht
e di që kalvarin tim dëshirojnë,
sahere zbardhojnë me dhëmbë qënisht
e di se mua, veç mua gjykojnë.
SHKOVA
Mirë të lash,
më mirë të gjetsha,
herën tjetër,
kur u këthefsha!
Nënë Malësi!
BASHKIMI BËN FUQINË
Ma thuani o te uruar?
shkollën që kanë mbaruar,
këta luana të uritur,
mish taze, duke pritur.
Edhe këta bizona shtregë,
brirët ndërthurur sikur degë,
ku e mësuan strategjinē,
se ndasia bën kërrdinë.
Vetem njerezit, që s'e dinë,
se bashkimi bën fuqinë!
e në doni të mësoni
malësorë, vehten votoni!
ANARKI
(situata ne vitin 1997)
Që nga Konispoli deri në Kelmënd
e gjithë Shqiëria eshtë bërë parlament
këtu ligjin bën cilido shqiptar
bujq edhe zyrtarë, të gjithë parlamentarë.
Ne tokën e shqipeve, ligjet i bëjnë vetë
sepse derë për derë, të gjithë deputetë,
arat e zabelet, edhe rrugët qorre,
janë fuqi e rendit, janë bazë zakonore.
Rregulla dhe ligje gjithkund në këtë vënd,
s'ka nevojë të shkruhen, veç të mbahen mënd,
nen më i fuqishëm se i kushtetutës,
këtu sot për sot, është veç ai i tutës.
Çka na duhen ligjet kur kemi Kanunin,
çka s'e ndreqin pleqtë, e ndreqim me hunin,
na kemi traditën disa-shekullore,
që është më e rreptë se ligjet botrore.
Nuk mundet shqiptari kurre me e kuptua,
se me rënd fisnor, gjithmonë tue jetua,
ai gjithmonë e deshti krajlin edhe mbretin,
e nderoi zaptuesin dhe askurrë të vetin
GOMARI
Kur më shihni ratë në shpinë,
Mos pandehni jam dembel,
Pa dalë dritë kam lëshua shtëpinë,
Punë, veç pune, dhe prape s’po del
KURBETI
Tek një pikë atje mendoj,
kur kundroj globin përditë,
atje mendjen gjithmonë çoj,
ku jam lindë e ku jam rritë.
Per fat t' keq, vetëm nuk jam,
shpirt e zemer, ndarë përgjysë.
me miliona shokë i kam,
ku agon edhe ku ngrysë.
Po..., mos t' kishte qenë kurgeti,
a thua i kishim pri Europës,
apo ishim shkye ndër veti
edhe mbetë në fund te gropës.
DINAMIKË
(Me të arrijtur në SHBA, me 2003)
Rrugët mbushen si lumenj
me të vegjël me të mëdhenj
...kolorite ngjyra-ngjyra
s'njeh njeri peërnga fytyra.
Nadje heret pa dalë dritë
gjithëçka nisë me uluritë.
dinamikën dil me pa,
nëpër tokë, nëpër hava.
Në këtë det krejt të pafund,
të duket vetja askurrkund
edhe në t’flasin s’e merr vesh
ndjehesh sikur të çojnë për lesh.
Heci rruges hapa hapa,
ruaj nga para, ruaj nga mbrapa,
kater sy nuk të mjaftojnë,
dy ku shkelë, e dy ku të çojnë.
Gjithcka sheh- levizje bën,
asnjë fjalë s'e ndërron me kën,
e pyet veten kush jam vetë,
që askush s' më përshëndetë.
Syri rritet si grykë thesi
boshti i botës, interesi
rreth këtij boshti çdogjë sillet
dinamika këtu i ka fillet.
Prej se zbardhë e der që erret,
ky det njerëzish kurrë nuk shterret,
këtu flitet për një ditë
të tjerat rrjedhin tue u përsëritë.
Ti që i madh i thu vetit
je një pikë në mes të detit
mblidhi mendët dhe kupto
bindu shpejt dhe mos vono.
Edhe diç po fus në rabush
janë dy fjalë që flet gjithëkush
punë e gjumë askurrë nuk ngihesh
të shtyn jeta të përtrihesh.
LETHARGY
Për ju që veç fleni e kurre s'u del gjumi,
as kur furojnë retë në qiellin e tërbuar,
as kur u dieg flaka, as kur u merr lumi,
as kur gjuajnë rrufetë mbi tokën e shkrumuar.
as kur kelithë femiu në kthetrat e grabitqarit,
as kur një-nga-një bien trenët e shtepisë,
as kur bertet gruaja në duar të përdhunëtarit,
gjumin tuaj të vdekjes, asgjë nuk ua prishë!
O letrarxhi o gjoksgrushtuar,
tu mbyk' diploma në atë korrnizë,
tu mbyk dhe truri me jorgan mbuluar,
si lopë e pjellur, në paralizë.
Gropë e bëtë shtratin, si guri në arë,
e trupi po kalbet nga deti i shurrës,
phiii, çpo qelbet, stervinë e palarë,
zgjohuni pra tash, ose kurrën e kurrës!
Eh, si nuk mbeta fëmi gjithmonë,
të luaja prapë me marrëzirat e mia
të luaja cic-mic deri në mbrëmje vonë,
si mbret i vogël në flatrat e mia.
Prape do u gezohesha opingave te reja,
që mi blente baba për Pashkë,
më shumë se me gezojnë tani,
të gjitha teknologjitë bashke.
Ah, shpejt iku koha me buke e shelline,
që e futja me xhelozi nen sqetull,
kur mbas shkollës mësyja bagetine,
e rrallëherë kulaçin ose noj petull.
E, pse kembet me notonin ne opingat qulle,
e mbasgrushtet gjithmone me qyrra perlye
kënga më dilte, në punë e në udhë.
i lagur, i dragur, zhelan e bytheshkye.
E tash plotë thinja sa ujtë në det,
demek i ngopur demek i dijtur,
kujtoj si gëzoja në ato ditë-netë,
thoja, a bëhem dot një burrë i rritur.
Se çdo njeri dëshiron edhe të mplaket,
por jo ta shikojë pleqërinë tue ardhë,
don të burrnohet, feminisë t'i shkapet,
don vetëm të vdesë si plak flokëbardhë
NJE MUSHKONJES...
Një gjumë që më pat marrë,
më doli,
një tjetër që Unë deshta,
nuk më mori.
Një mendim që arrestova,
më mori arratinë,
ua hapi portën tjerave,
e më prishën qetësinë.
U dyndën sikur delet,
kur shohin egercinë,
dhe s'ka forcë ti bëjë,
të mësyjnë më shtëpinë.
Veten time e gradova,
gjeneral me fletë
për ekspert të vdekjeve...
shpalla veten, vetë.
Tani, do e çoj në këmbë,
të gjithë ushtrinë,
dhe i gjallë a i vdekur,
do e bëj kërrdinë.
U aksidentian krejt tabanat e erzit!
e u çroditën kombe dhe fise,
gjithëkush po thote, u prishen njerzit,
por vehtes askush, nuk po i lën hise!
Te gjithe e thonë me shume mëni,
prej më te voglit, e deri tek më t'vjetrit,
u prish gjithkushi, s'mbeti njeriii
por gishtin gjithmone, drejtojne prej tjetrit.
Askush s'e thote me ia kajte nanen,
unë vetë e nisa, e ai ma këtheu,
por, ai ma bani, ia basha gjamen,
ai vetë e nisi, ai vetë e kreu!
Kur u bë Zefi, Shaban,
një këmishë tjetër ai e veshi,
mori dinë edhe imanë,
të njëjta i mbetën lëkura e leshi.
Pas do shekujsh mentë i thanë,
me vazhdua ku e pat lanë Lleshi
me u kthye Zef, siç ishte kanë,
...tjeter s'bëri, veç e zhveshi.
Dhe në u veshtë me mijra herë,
dhe në u zhveshtë ai tash e parë,
njëjta lekurë do i mbesë përherë,
për ta njohur si shqiptar..
Jetoi n'kohnat ma mizore,
I pat mbërri luftat botnore.
E zën sherri jo larg shpisë,
Veshun mirë, n'kostum shqiptarësh,
Në brez kish ngjeshë një rryp xhandarësh.
Ç'ashtë ai rryp që ke në brez?
Ble e kam një ditë n'pazar,
Shitë ma ka ni burrë zyrtar.
Prapë ta kthejmë, veç sa ta shohim.
Unë ua jap, por me ma këthye,
E kam ble, se më ka pëlqye.
E shikon dhe e pshtjell kulaç.
Dy xhandarët nisen me shkua,
Shtanget Uci tue i shikjua.
Ble e kam me pare të thata.
Dy tri here Uci po u lutet,
Si shqiprari që nuk tutet.
Horra të mëdhej e faqezez.
Me atë rryp, sa fuqi patën,
Njëni e tjetri Ucin e rrahën.
Merre-i thonë tash rrypin tand!
Jo s'ua dua ma për jetë,
Krejtë maraku më ka tretë.
Uci ngrehet në tjetrën anë.
O jo jo, ma mos më thoni!
Nuk e dua por veç më lëshoni.
Fjala e Ucit do të kujtohet.
"Mu hoq malli...", e thomë shqyp,
"... Siç iu hoq Ucit për rryp".
GJUHA SHQIPE
Anë e mbanë, dhe n'qiell- po hipe,
s'ka ma të pastër, ma gastare.
s'ka askund si gjuha shqipe,
gjuhë rrënjësh mijëra vjeçare.
Gjuhë mbretnore, gjuhë e Zotit,
gjuhë e shkabës dykrenare.
prej krijimit e n’ditë të sodit,
gjuhë e pushkëve çlirimtare.
Gjuhë e thithjes t’gjinit të nanës,
gjuhë e vajit, e lotit të parë.
gjuhë e kangës, gjuhë e gjamës,
gjuhë e falun për shqiptarë.
Kjo ashtë gjuhë që na e mësoi nana,
tue vra terrin me dru pishe.
gjuhë mehlem për halle të rana,
gjuhë që t’shpon si një turr bishe.
Gjuhë e diellit, gjuhë e rrezes,
gjuhë që e kupton Perendia.
gjuhë shejtnie e Nanë Terezes,
gjuhë e lutjes tek Hyjnia.
Gjuhë e vjetër e Buzukut ,
gjuhë e trimit Skenderbe.
gjuhë që flitej në dritë bishtukut,
gjuhë flijimit për atëdhe.
Gjuhë e Norës së Kelmendit,
që çmënd pashën nga lakmia.
me këtë gjuhë, atë zaptues vëndit,
mbi planc t’vet e rrëzoi dredhia.
Kjo ashtë gjuha e Oso Kukës
kjo ashtë gjuha e Naimit,
gjuha e Fishtës dhe Lahutës...
që tund bjeshkët prej gjëmimit.
Kjo ashtë gjuha e Dedë Gjon Lulit,
n'shtizë t’flamurit të liruem,
nderi i dheut, nderi i gurit,
pas pesë shekujsh të robnuem.
Ja kjo gjuhë që në Vlorën trime,
ulurin prej mosdurimit,
Ismail Beu shqipëron urime,
këput prangat e nënshtrimit.
N’Fushë t’ Kosoves tik ma i pari,
shpatë, Miloshi në qafë Sulltanit,
në Drenicë Adem Jashari,
shqip na i briti Sllobodanit.
Kjo ashtë gjuhë që dieg si zjarri,
kur e humb durimin burri,
kur durimin humb shqiptari,
pa kërrdi s’i ndalet turri.
Shqipja mbjellë dashni rreth sofrës,
ajo ndalë gjaqet pa faje,
shqipja mbron nerin e votrës.
shëron plagë e pushon vaje.
Gjuhë, e rracës tonë shqiptare,
dhjetë milion e ma pertej,
kurrë s'do mbetet rracë qyqare,
sa t’i rrjedhë gjaku ndër dej.
Kjo është gjuhë që t’ngrohë në zemër,
ashtë fortesa me pesë shtylla,
çdo shqiptarit i jep emër
ia ban famën me pesë ylla,
Shqip, Shqiponjë edhe Shqipnia,
ashtë themeli ynë i lashtë,
Shqiptar dhe Shqiptaria,
mbi gjithçka naltohen bashkë.
QINDVJETORI I MADH
(Me rastin e Njeqindvjetorit te shpalljes se pavaresise se shtetit shqiptar- Shqiperise Etnike)
Po vërshojnë lumenjtë
kanë dalë nga shtrati,
u frynë dhe përrenjtë,
që patën shterrë gati.
Janë lumenjë gëzimi,
janë lumenjë shprese,
bardhë si ujë Drini,
kthjellët si pika vese.
Atë ditë kur trimat,
shpalosën flamurin,
largë vajtën ushtimat,
sa tundeën dhe gurin.
Se, zani i pushkëve,
këputi prangat,
e shkaba, halldupëve,
ua nguli fallangat.
Dhe u ngjitë lartë,
glamuri i bukur
nën diell të artë
mbi Deçiq të skuqur.
Nga trungu i lashtë,
që bashkon dy degë,
në Vlorë, të gjithë bashkë
mblidhen toskë e gegë.
Se ç' u tund mali,
kur fjalën mori,
Ismajl Qemajli,
Nikollë Kacorri.
Shumë u mblodhë burri,
shumë u mblodhë trimi,
si Dedë Gjo Luli,
e Isë Boletini.
Zani i Kastriotit,
dhe bemat e tija,
shkuan në vesh të Zotit,
I ndjeu Perendia.
U shpallë mëvetsia
u naltua shqiponja,
na robreshë Arberia,
dual Shqiperi e zonja.
Dhe brofi nga shtrati
nga shtrati i vdekjes,
si nuse u bë gati,
pas shekujsh të mekjes.
Sa i vumë kurorën,
sa bëri nusëri,
menduam se u shporrën,
dhe shpirtrat e këqi.
Por, nuk zgjati gëzimi,
gëzimi i pavarësisë,
shpejt nisi tërbimi,
n'oborre të kojshisë.
U turrën hordhisht,
si ujq e çakenj
e coptuan lirisht,
të vegjël e të mëdhenj.
Dhe mbeti çka mbeti,
me emër Shqiperi,
gjysma e saj, treti,
u mbytë në roberi.
U rrëmbye Kosova,
Plava e Gucia,
Dibra dhe Tetova,
Ulqini e Malësia.
Ra në gojë Çamëria,
të bishave greke,
se ç'u ngop Serbia,
me fusha, me dete.
Dhe ua ndanë zagarëve,
ua hodhën përpara,
për epshet e carëve,
që t'i tretet fara.
Ia kafshuan trupin,
me lëkurë dhe zorrë,
deshtën ta zhdukin,
armiq e trathtorë.
Ky Nentor i madh,
më i madhi ne shekull,
krenar për të gjallë,
lavdi për të vdekur.
Po vërshojnë lumenjtë
lumenjtë e gëzimit,
rrëpirave, me të shpejtë,
në festën e bashkimit.
Ateherë, Shqiperi,
do i thonë plotësisht
nën qiell të saj,
të marr fryme lirisht.
Kete ditë të bekuar,
që ndritë si yllesi,
ia uroj gëzuar,
nënës Shqiperi.
Janë fry lumenjtë,
lumenjtë e gëzimit,
vullkanet shpërthejnë,
n' krahnor të trimit.
Shperthejnë si lavë
që nxjerrë thellësia,
thërrasin me të madhe,
të rrojë Shqiperia!.
KULLA E DEDE GJON LULIT
Por si një lis që e sukullon era,
e sipër nga qielli e gjuajnë rrufetë,
mbi ty u plandosën hordhi të egra
por ti u lartësove dhe më përpjetë.
Se sa të mëdhaja janë idealet
e lanë të shkruar përmi çdo gurë
përpara stuhinash trimat s'u ndalën,
por midis flakëve çanë me flamur.
Kush s`ka ndëgjua për Dedë Gjon Lulin,
burrin, kryetrimin e Malësisë mbarë,
...për Kolen e Gjergjin, Nikë Gjelosh Lulin,
n` Bratilë e ngritën flamurin shqiptar.
Po..., Zef Lan Ula edhe Lucë Nishi,
rrufe prej qiellit, përmbi barbarë,
prej një oxhaku, t'një djepi ishin,
në zemër u vlonte bashkimi kombëtarë.
Po..., Nora e Hotit, një bijë prej Grudës,
ndër valle trimash si heroinë,
ashtu si të parë, dhe Gjelosh Luli,
ia mbajtën dheut gjithë porosinë.
...Se nga Deçiqi deri né Vlorë,
që nga Mirdita deri n`Kastrat,
në Mokset e në Qepur, me armë në dorë,
krahnori i tyre po rridhte gjak.
Pra mot mabas motit, kulla e Dedës,
tue nxjerrun flakën nëpër frangji,
ia shpërbleu trollit borxhin e jetës,
u fik, e u shua, për shqiptari.
Çou Dedë Gjon Luli me ata trima,
edhe shtrëngoje flamurin në dorë,
fluturo si shqipe, përmbi kodrina,
që nga Deçiqi deri në Vlorë.
LETHARGY
Për ju që veç fleni e kurre s'u del gjumi,
as kur furojnë retë në qiellin e tërbuar,
as kur u dieg flaka, as kur u merr lumi,
as kur gjuajnë rrufetë mbi tokën e shkrumuar.
as kur kelithë femiu në kthetrat e grabitqarit,
as kur një-nga-një bien trenët e shtepisë,
as kur bertet gruaja në duar të përdhunëtarit,
gjumin tuaj të vdekjes, asgjë nuk ua prishë!
O njeri i letrave, o ti gjoksgrushtuar,
tu mbyk' diploma në atë korrnizë,
tu mbyk dhe truri me jorgan mbuluar,
si lopë e pjellur, në paralizë.
Gropë e bëtë shtratin, si guri në arë,
e trupi po kalbet nga deti i shurrës,
phiii, çpo qelbet, stervinë e palarë,
zgjohuni pra tash, ose kurrën e kurrës!
Nane Terezes
(Ne njeqindvjetorin e lindjes)
Rrudhat në faqet e tua, shtrihen si meridiane,
tregimtare udhetimesh të lutjeve tua pa kufi,
bashkojnë mbreterinë e vdekjeve me selinë hyjnore,
janë shtigjet e ngjalljeve të shpirtrave në agoni.
Vijat ne fytyrë si përroje empatike, tëposhtë zbresin,
nga një histori në vete që të gjitha janë,
monumente..., baltrave të Kalkutës mbesin,
dhe tejpertej globit, anë e mbanë.
...Dëshmitë e lutjeve tua per njerëz të braktisur,
të lënë në harresë, të leckosur e me shpirt nder dhëmbë,
dëshmitë e shpreses së fëmijve të uritur,
zbukurojnë madhërishëm portretin tënd.
Gjithe kete fuqi, motër, ku e more?
në gjakun e arbrit, me shpatë matej fuqia,
Kanuja për gruan ishte shume mizore,
e Ti! Ti u ngrite gjerë tek Perendia..
Ti u ngrite edhe mbi shpatat e napoleonëve,
me armen tende - zemren bujare,
u lartesove mbi piramidat e faraoneve,
Nēnë Terezë, krenaria e farës shqiptare.
VARGJE PA TITULL
Kjesh tue lexue "O moj Shqypni"
e fill më shkoi mendja në ty Malësi.
...atë vjershe kushtrimi të Pashko Vasës,
drejtue shqipfolësave atëdhevrasës,
tue pa si ndahen edhe percahen,
si egecinat ndër veti kur hahen!
* * *
Qe pra Malesi!
edhe në ditë te sodit, n’ ma të riun shekull,
po të dërmojnë bijtë tu, topuz mbi vetull,
asnjë me një nuk merren vesh,
posa i ban bashkë, vriten si deshë.
Sa bajnë pak bark edhe nji grimë gushë,
nuk ka birë nane që mendjen t`ua mbushë,
pa.., më thuaj Malësi, çka u ba me ty!
o, një grusht njerëz, në dhjetë parti!.
...Të vjetra, të reja, t'majta e t'djathta,
asnje s'mund nxjerrin gomarin nga balta,
as prijsa as ngrahsa nuk mund ti quaj,
ata që çojnë ujin në mulli të huaj,
Dhe zbatojnë planet anmiqëve të vjetër,
ma bukur e mirë, se cilido tjetër
grinden ndër veti për plane t’ Cetinës,
s'i pajtojnë dot as Pleqtë e Zadrimes,
I therret Tirana do prijsa per shëjë
s' mjaftojnë karrikat me i vu me ndejë,
Futet bylyku për derë të godinës,
thua-"shtt", se po hynë paria e Kinës!
* * *
Ashtë nda ky popull n'parti e fena,
sikur mos t'ishim ata çka jena,
sikur mos t'kishim nji gjuhë e një gjak
por njani çerkez, tjetri karadak.
O moj Malesi e ngrata Malesi,
Kush po të ngrahë e kush po te pri!!!
...Ke mbetë pa shoqe, ke mbetë pa shokë,
ke mbetë e shtrime me ftyrë për tokë,
e s'del asnji që dorën me të dhanë,
me t' çua prej dheut, me t'ngulë në kamë.
Me ta këthye nderin ku e ke pasë,
e mos me lanë askând të të shklasë,
se e tillë ke kënun me mija vjetë,
e s' le askând me të vu tyrbjet.
Po sot, çka të gjeti, ç’ta mori orën,
që s'del noj djalë me ta shtri dorën,
por t'kanë lanë qyqe e ta kthyen shpinën,
për ty askush s'po e nxe kaptinën.
Dalin do "kokrra" e në ty betohen,
por, pa shkue gjatë t'gjitha t'mohohen,
për hir të stolit, e të barkut kodër,
t' sjellin n'për kamë sikurse nji lodër.
Çka ashtë kjo farë, nga na ka ra,
a t’i quaj burra a t’i quaj gra,
demek me herdhe varun për barkut,
e shkjaun kanë ba si zot konakut.
Tue u pre nafakën dy-tri breznive,
u ba Malësi si thark i thive.
tash as të vdekunit rahat s’mund flijnë
nga këto qelbsina që shkojnë e vijnë.
* * *
Prandaj..., kapeni tash ju këtë nanën loke,
ngreheni zhag e shporrnie kësaj toke,
si një coftinë që ua prishë erën,
e ua zën hundët sa të hapni derën.
Dhe sillni aroma prej Podgoricës,
Mos tu vjen ere mbas prapanices.
Mblidhuni partina, mblidhuni shoqata,
sa t'bjenë akshami, sa t’fillojë nata,
që mos t'u shohë askush nëpër drite,
ngreheni përv kambësh, tue e zvariteë,
këtë plakë të vuajtun tash mijra vjetë,
e hjekni prej qafës për mot e jetë.
E hidhni në gropë dhe i vëni kapak,
pastaj e pështyni dhe ikni me vrap,
dhe mbas tri ditësh mblidhuni dhe një herë,
këndoni e luani dhe bani poterë,
se vetë e vratë, ju vetë e shporrët,
e nëpër balta ia ngrehët zorrët.
Hedhni tash valle, e kceni përpjetë,
se asgja tjetër nuk ju ka mbetë,
Ore të shkretë!
Ore të shkretë
S`jam për lesh as për lëkurë,
dhe as mishi nuk më hahet,
edhe rrashtën e kam si gurë,
asnjë vrimë nuk i bahet.
Për rrashtëfortë jam i njohur,
të tillë pata dhe babanë,
më mirë te iki i çfarosur
se të të jam një laraman.
Pëlqej sendin me një ngjyrë,
ashtu edhe kostumin blej,
dua njeriun me një fyryrë,
sa të kam gjak në dej.
Të bardhën e quaj veç të bardhë,
për këtë më njeh gjithëkush,
nuk e quaj kurrë të zezë,
përpa e lyer me brushë.
Dhe e zeza është një tezë,
më thotë kokëfortësia,
s'e bëj dot antitezë,
përpa e ngjyrosë bojaxhia
KARVANI I ZI
(frymëzuar nga vrasjet te shumta misterjoze në SHBA, në vitet `70 e `80)
Permbi Atlantikun, drejte lindjes,
marshon karvan i zi,
ne pritjet zemërthyera gostive,
tesha te zeza, e fytyra si hije drunjesh,
në naten e errtë pa hënë
terrin e prishe,
aterrimi i aeroplanit,
tek zbret ne aeroport!
Copa zemrash te thyera, në çdo hap,
kullat shëmben, oxhaqet bien per dhe,
nënat thërrasin morden e vet,
para se te shofin karvanin tek vjen.
Marshon karvani drejte maleve,
i percjellur me orkestrinë,
qyqet shfryjnë pikëllimin,
orkestrinë..., pa ritëm,
veç një këngë dëgjohet,
monotone, që pëlcet shkëmbin,
...e zemren e ben hi,
e paharruara melodi.
Malet ulin kokën,
bylbylat pushojnë këngën,
për hatër të karvanit të zi,
përrojet gërryejnë faqet,
e orkestrina e zeze vazhdon,
me të njejten melodi,
...veç për qejf të balozit të zi.
Si s`te lodhën udhëtimet tash e pare,
në marshuten aq të gjate,
Amerike-Malesi,
karvan i zi,
me djelm te ri?!
DJALLI
Nga sot kam një deshire të re,
të mos jam më njeri,
s'dua të jam as perendi,
dua të jam veç djall i zi,
të ma dinë emrin gjithekush,
të bëj bark edhe gushë,
atëherë gjë s`do më mungonte,
pikë djerëse s`do më shkonte,
Dua të jam njē mbretëri,
ku sundoj pa zili,
nga dhuratat që marr përditë,
pa djersë e pa u mërzitë,
nga të dashurit e mi,
nga e imja gjithësi,
nga bujarët e kesaj bote,
do të sundoja mot mbi mote.
DEÇIQIT
Si gjyshin, që u rrefen nipave të vet,
për vitet e tija djaloshare,
ashtu të shoh, sikur na flet,
për të kaluarën tënde legjendare.
Rrënxë Tuzit, shtrihesh perpjetë vale-vale,
me majet Gjelevik e Bratilë,
në zemë të Malësisë krenohesh si djalë
që rritet në prehër të nënës së tij.
Saherë sytë në ty më shkojne,
koha më këthehet njëqind vjet prapa,
shoh shqiponjat sikur fluturojnë,
me këmesë e ndonjë hutë që vret para e mbrapa.
Po me duket sikur shoh Nik Gjelosh Lulin,
të rrethuar nga trimat e çartun,
ku për të parën herë e ngrehën flamurin,
pas pesëqind vjet, në burg, mbajtun.
Toka minierë, plot eshtra margaritarë,
që prehen në tokën e zaptuar,
të përdhosën sërish gjaksore e tradhtare,
të vranë ëndërrën që pate ëndërruar.
Mire se u erdhëm ne oxhak,
Sa here vijme ketu n` Malesi,
Ndihna shlirtë si n` Karadak.
Nder vshtiresina kemi ra,
Jemi kenë si "mish e thua",
Jemi lidhe si vella me vella.
Na gjithmone u kemi dijte,
Na kem pase nje Gospodar,
Qe i ka ba Shqipnise kufijte.
Krajli yne ua pat çlirua,
Ndaj, krenar veten ta dini,
Qind-Vjetorin me festua.
Tash e par tue nderrue mandate,
...I ketij vendi sa` i kerthi,
Sa nje kopsht me zarzavate.
Eruptojnë prej ngazellimit,
Me dy duart u bijne mustakeve,
Per keto fjale, per kesi nderimit.
Kesaj... i thojshin " kuku-lele"
Sot ketij tyrpi ne prag te deres,
I bajne "shejllek" i bajne "veselje"
"Predsjednice, samo naprijed",
Kulmet, prekin çoroditjet,
"Good luck sir", and "go ahead"!
Tuj thure ndere e komplimente,
"Vec perpara, hec lirisht"
"Avanti, signore presidente"
Duan me e shti ne bark së gjalli
Seç krrokasin sikur sorrë,
Kur hetojnë ndoj planc çakalli.
Siç ka thane edhe ma pare,
Fjalen e vet një grimë e zgjati,
Rreth projektit ma primarë.
Per komune qe keni sot,",
Une e Milo kem vendose,
Do t`ua japim sa ma te plote.
Ju na njihni per besnike,
Ua kem thane edhe me "gisht",
Do e fitoni ...edhe pike.
Asgje tjeter borxh s`na kini,
Vec kerkojme me "nje te rrethuam"
Te tregoni se çka jini.
Dhe u kthye mbrapsht i qejfitun,
Tuj shite rrena qe s`pijne uje,
Si hajdut, pas nji t'plackitun.