Sunday, May 29, 2016

TA DUASH FLAMURIN-TA NDEROSH FLAMURIN

TA DUASH FLAMURIN-TA NDEROSH FLAMURIN

Sipas ligjit amerikan ne fuqi mbi perdorimin e flamurit/ flamujve, menyra e vendosjes se flamujve kombetar, njeni mbi tjetrin, gjegjesisht njeni nën tjetrin, eshte fyese per flamurin qe gjendet poshte dhe aspak nderuese as per  flamurin qe gjendet mbi te!

Shkasi per kete postim qe postimi ne kete materje  tek faqja e nje shoku tim virtual, por per hir te etikes time debatuese, reagimin tim atje, e fshina. (Facebook)
Kjo nuk eshte ceshtje e shijes e as e perpjekjes time per t'i imponuar ndokujte kete opinion. Eshte ceshtje faktesh, e une faktit i bindem plotesisht. Gjersa egziston nje numer jo i vogel njerezish tone, qe, posa sheh ngjyrat kuq e zi, brohorit ne menyren e tij , te cilen une do e quaja "tupan patriotizem", ka edhe kesish si puna ime, qe  pikesepari shikon nese ato ngjyra jane te vendosura ne vendet e veta dhe nese krijojne ndonje kuptim qe perputhet me vlerat e mirefillta. Me ka ndodhur te shoh disa raste te ketilla te vendosjes jokorrekte te flamurit tone dhe secilen here kam dhene verejtjen time, gjithemone ne frymen e respektit e te etikes komunikuese.

Ne fakt,  sikurse e shihni ne webfaqet e bashkangjitura me poshte, flamujte kombetare vendosen ne shtylla/shtiza te ndryshme dhe ne lartesi te njejte, thuhet ne ligj. Per flamujt kombetar vlen: nje shtylle/ shtize- nje flamur.
Vendi i flamurit vendas kur gjendet midis dy ose me shume flamujsh kombetar kerkon nje kodifikim me specifik. Pra, nderimi i tij behet kryesisht duke e vendosur te parin nga e djathta- krahu nderues. Por i njejti poashtu (varesisht nga situata) vendoset edhe ne qender nese behet fjale per grumbull flamujsh te vendosur forme buqete.
Kete radhitje nuk e definon vetem ligji amerikan, por ligji nderkombetar mbi heraldiken.
Sic duket disa njerez i perpijne gjerat e ketilla sikur pilulat e hidheta duke mbyllur syte! Ata kur shohin qe flamuri i nje restoranti, flamuri i nje klubi sportiv, i nje organizate partiake etj, vendoset poshte flamurit te SHBA-ve (kur vendosen ne te njejten shtylle), mendojne se ashtu duhet te veprohet edhe me flamurin e nje kombi tjeter! Shyqyr qe une nuk mendoj ashtu as nuk me shkon te mendoj ashtu! Kur kjo behet nga mosnjohja e ligjit ose kodit perkates, nuk e quaj problem. E quaj problem vetem kur nuk pranohet gabimi.
Une u sygjeroj te gjithe atyre patrioteve qe e vendosin flamurin kombetar  ne shenje krenarie per perkatesine e tyre, te shikojne edhe kete aspekt, mbase kjo gje e ben veprimin e tyre edhe me te bukur edhe me dinjitoz. Dashuria ndaj flamurit nuk e arsyeton vendosjen e tij ne pozite inferiore ndaj flamujve tjere.*

-------
* Me kete logjike, ketu ne SHBA u shpik edhe termi fyes per shqiptaret qe jetojne ne Amerike, shqiptaro-amerikanet!
Thone: " nje i marre e hedhe nje gure ne uje, ndersa njeqind te mencur nuk munden ta nxjerrin".
Ne, me te drejte u ndjemë te ofenduar nga fjalori i sapobotuar i CANU- Akademise Malazeze te Shkencave dhe Arteve. Aty me fjalen "shqipetar" kuptohet shtetasi i Shqiperise!
E verteta, por edhe reagimi unanim i publikut tone ishte  se shqipetar quhet secili njeri i perkatesise shqipetare qe jeton ne kete univers, pavaresisht gjeografise dhe politikes se shtrirjes se tij hpsinore! Prandaj edhe nje shqipetar qe jeton ne Amerike eshte vetem shqipetar. Pse duhet te jete me pak se kaq, ose sa gjysma e kaq-it?!
Asimilimi nuk eshte revolucion. Ai eshte proces evolutiv qe zgjatë, qe qe fillon nga vrima e veshit te gjilperes. Neper ate vrim futet nje "plesht" i cili mbas disa dekadash behet "elefant".
Lufto pastaj me elefantin...!!!

Gjoke Gojcaj,
New York, 28 Maj 2016