Saturday, July 23, 2016

NGA VJEN FJALA "SHQIPTAR"?

Fjala "shqiptar" nga vjen?

Tezat dhe hipotezat e deritashme lidhur me prejardhjen e etnonimit "shqiptar" dhe toponimit "Shqipëria" nuk me duken bindese.
Duke pare sesi cdo gje ka nje evolucion te vet, mendoj se edhe fjala shqiptar duhet te kete evoluar nga nje fjale paksa me e kuptueshme për kohën kur po krijohej, nga ajo c'fare studjuesit e ndryshëm paraqesin ne shkrimet e veta.
Mua me duket shume me reale mundesia qe fjala shqiptar te kete nje burim dhe nje evolucion tjeter.

Gjasat maksimale jane se fjala "shqiptar" dhe "Shqipëri" burojne nga fjala "skjep" (sqep). 

Ne kohen e Skenderbeut nuk kishte shqiptarë si emertim etnik, por arbereshë dhe vendi i tyre quhej Arberia.
Me rreshtimin e nje pjese te popullates arbnore mbas prijsit te tyre Gjergj Kastrioti, natyrisht duke afirmuar luftrat dhe bemat e tij, duke ruajtur edhe fene dhe kulturen autoktone, këtë  pjese të popullates, pala tjeter tashme e integruar në jeten dhe kulturen osmane  mund te kete filluar ta quante  me nje emertim te ri, si fjale pezhorative. 
Pra, diferencimi i emerit "shqiptar" duhej te ishte pasoje e diferencimeve socio-kulturore midis te te njejtes strukture etnike arbnore.
Nga terminolgjia shqipe e kemi te njohur fjalen "skjeptor" ose "skjeptar" ( sqeptor/sqeptar), ndonese kjo e dyta mungon ne fjalorin tone, por ndoshta duhej te kishte egzistuar! Transferi i "skjep"ne "sqep" eshte tashme i njohur, ashtu sikurse "kjofsha" ne "qofsha" apo "kjarte" ne "qarte".
As fjalët "shqipe" dhe "shqiponjë" nuk duhet të jene të periudhës kastriotjane, por "skjepe" dhe "skjeptore".
Fjalën "skjeptore" e takojmë edhe sot si emertim origjinal për shpendin që tashmë e quajmë "shqiponjë".
Shembuj:
E pash nje skjeptore.
Ma mori skjeptorja nje qingj.

Duke qene se Skenderbeu kishte perdorur ne flamurin e tij, simbolin e shqiponjes (skjeptores), simbolin e nje  shpendi me sqep (skjep) te fuqishem, gjithe pjesetaret e kesaj rryme kastriotjane ose skenderbegiane mund te kishin filluar te quhen me shprehjen pezhorative si "skjeptarë", nga pala tjeter muhamedane.
Psh: Ai eshte skjeptar. Mos u ba si skjeptar. Na kane vra e pre, skjeptaret, etj; ( krahaso: kryqali), ndonese asokohe fjala "kryqali" nuk duhej te ishte perdorur me perbuzje..., per arsye te afersise kohore dhe kulturore me kete simbol! 
Nje teze tjeter imja e etnonimit (shqiptar" qe poashtu lidhet me sqepin (skjepin) është edhe emertimi i popullates pro kastriotiane sipas trajtës së hundës së Gjergj Kastriotit. Sikurese e dijmë, në të  gjitha portretet e tija, hunda e tij eshte prominente, me forme sqepi (skjepi). 
Skjeptarët (te rreshtuarit mbas Gjergj Kastriotit)- shqiptarët.
Serbët i kanë quajtur shqiptarët me pezhorativin "šiptar" (shiptar), dhe kete emertim e kane adoptuar shumë shqiptarë të Kosovës të shtresave me arsimim te ulët dhe analfabete, duke e quajtur veten "shiptar-ë". 
"O shiptar bre, a merr vesh"?. Ja sesi edhe nje emertim ofendues, çuditerisht adoptohet dhe jetesohet në kulturen e nje popullate!

Njihen plote shembuj ne bote kur fiset ose kombet jane emertuar sipas ndonje tipari te fytyres, trupit, etj..., madje edhe ne bazë te ndonjë atributi te caktuar.

Ne rastin konkret, me kalimin e kohes me dominimin e frymes autoktone dhe se fundi me shtimin e urrejtjes ndaj roberuesit shumeshekullor, sidomos fale rrymes se re pro kombetare e njohur si rilindja kombetare, fjala "skjeptar"- "shqiptar" mund te kete gjetur terren te volitshem per tu adoptuar dhe kultivuar ne gjithe hapsiren etnike, duke u bere emertim i perbashket per pothuajse te gjithe...., nderkohe qe osmanet e pengojshin kete nocion duke i quajtur muhamedanet si turqë, ndersa te krishteret si kaurrë.

Tani, sesi fjala "skjeptar" gjate evolucionit te gjuhes, fale modifikimeve spontane mund te kete kaluar ne fjalen "shqiptar", kjo eshte shume e mundur, sikurese shume e shume fjale te tjera qe kane pesuar keso transformimesh ne saje te ligjeve te linguistikes.
Perseriteni tani fjalen skjeptar (skjeptar, skjeptar, skjeptar...) disa here dhe ndjejeni afersine qe u krijon me fjalen "shqipetar"!

Pra, mendoj se ne 200 vitet e fundit,  nje evolulim i fjales "SKJEPTAR" ( skjep-i) ne etnonimin "SHQIPTAR" ka me shume gjasa te kete triumfuar (fale rrethanave te kohes) mbi emertimet e deriatehershme si "turq", "kaurre", "latine", etj.

Gjokë Gojçaj,
21 korrik 2016