Neper male zanet ku jane,
Rritte shtat ni djale hotjan,
Kur u rrite per me kape huten,
Varun ne mure e la lahuten,
Kish marre flake e diege katuni,
Armet e gjata ne krah i vuni,
Bashkeluftari i Boletinit,
Dede Gjon Luli i Traboinit.
Per shume vjete tuj qendrua malit,
Shtua iu kishin rrudhat ballit,
Gjithmone thoshte ky pishtar,
Jam krenar qe jam shqiptar.
As dukat e as premtime,
Nuk e blejne kurre token time,
Bashkeluftari i Boletinit,
Dede Gjo Luli i Traboinit.
Ne Prizren e n`Grece te Malesise,
Kame per kame me krene t`lirise,
Perkrah Dedes si shqiponja,
Heroinat Tringa e Nora.
Kish nji bese ma te forte se gur,
Zemra i digjej per flamur,
Bashkeluftari i Boletinit,
Dede Gjo Luli i Traboinit.
Ane per ane hej u hap zani,
Muar jehone porsi ere mali,
Turgut Pasha po leshon gjame,
Toka i dridhet per nen kame.
Se n`Deciq u ngrite flamuri,
Ne dore e mbante trimi e burri,
Bashkeluftari i Boletinit,
Dede Gjon Luli i Traboinit.
TË FALA TË ÇON MALËSIA MOTËR
Moj hambare te bukes,
O ju bjeshket e Rugoves,
Su tundet prej pushkes
Mos vendlindje e shume trimash,
Qe i rrite ne voter,
Djep herojshe e heroinash,
Te fala te con Malesia moter.
Isha i vogel kur ndegjova,
Emrin tand dhe historine,
Faqet tua i lexova ,
Sa te madhe e ke lavdine.
Sa i madh qe ashte ky emer,
Te jep ndere e krenari,
Malli i saj t`pervlon ne zemer,
Flake merr kanga Kosove per ty.
( E kendova me 1986 ne SHBA)
-varjant-
Me malle shume nga toka nane,
Shkojne urimet ne tana ane,
Nji nga nji rreshtat i lidhin,
Marrin zogjkte dhe i percillin.
Hajt moj kange ti dere per dere,
Mi pershnet me mijra here,
Ne dhena te huaja larg nga votra,
Mire se u gjej vellazen e motra.
U bajne te fala ato kulla,
U pershnete Hoti e Gruda,
Ato gurra, ato kroje,
Te fala u cojne Triesh dhe Koje.
Hajt moj kange ti dere per dere,
Mi pershnet me mijra here,
Ne dhena te huaja larg nga votra,
Mire se u gjej vellazen e motra.
U pershnete e tane Malesia,
Ku naltesohet perendia,
Ato male e ato shkrepa,
Qe u kane lidhe foshnje ne djepa.
Hajt moj kange ti dere per dere,
Mi pershnet me mijra here,
Ne dhena te huaja, larg nga votra,
Mire se u gjej vellazen e motra,
Na kane lane nji amanet,
Baballarte bijve te vet,
Shteg ne shteg edhe ne prita,
Me ruajte bese, me ruajte tradita.
Hajt moj kange ti dere per dere,
Mi pershnet me mijra here,
Te permallun larg nga votra,
Mire se u gjej vellazen e motra.
N`WASHINGTON PO USHTON ZANI
Tash ne mengjez heret,
Ketu nga Washingtoni,
Ju pershnete nga zemra,
Miku juaj Klintoni.
Nese pyet Kosova,
Per mua, kush jam,
Njerzit me quajn Bill,
Emrin kam William.
Tash po filloj kangen,
Siç e kam traditen,
Kendoj per Jasharajt,
E per Ameriken.
Moj Kosove e kuqe,
Si xhaketa ime,
Ato kodra e lugje,
Me mbushin me frymezime.
E mora sharkine,
Me knue neper tela,
T'ua uroj lirine,
Pa serbe kriminela.
Per sa i takon,
Bashkimit kombetar,
Ashte deshire e jone,
Si per cdo shqipetar.
Kjo eshte drejte e juaj,
Tjeret, le te binden,
Per token e huaj,
S`kane perse te grinden.
Nga kjo Shpi e Bardhe,
Te paret si e kane lane,
Ai qe ka me ardhe,
T`njejten ka me thane.
Se kjo toke e kuqe,
Ashte vetem Shqiperi,
Planet serbo-turke,
Jane lojna per femi.
Mbani miqet tuaj,
Mos t'u kaploje frika,
S'ju shkele kembe e huaj,
Sa t'jete Amerika.
LUM ARBERIA PER TE ZOTIN
1. Qielli, prape ktheu kaltersine,
Kur erdhi trimi Skenderbe,
Shqipja mori naltesine,
Edhe shkrepi si rrufe.
Jo, jo kurre nuk shuhet,
Trimi legjendar,
Ai ashte ati, Ai ashte nderi
I kombit shqiptar.
2. Lum si Dibra edhe Kruja,
Per trimin Kastriotin,
Mjer per ju hordhite e huaja,
Lum Arberia per te zotin.
Jo, jo kurre nuk shuhet,
Trimi legjendar,
Ai ashte ati, Ai ashte nderi,
I kombit shqiptar.
3. Krejte cka shekuj edhe vite,
Paten shkepe e paten nda,
I afrove i avite,
Bashke i bane si kala.
Jo, jo kurre nuk shuhet,
Trimi legjendar,
Ai ashte ati, Ai ashte nderi ,
I kombit shqiptar.
4. U rrite Skenderbe
Ti vdiqe Kastriot,
Padishahut ti i the,
Jo, s`jam biri jot.
Jo, jo kurre nuk shuhet,
Trimi legjendar,
Ai ashte ati, Ai ashte nderi
I kombit shqiptar.
ADEM JASHARIT
1.Kur them jam krenar qe jam shqipetar
Para syve te mi me del nje luftar
Me pushken ne dore, mbeshtjelle me gjerdana
Qeleshen e bardhe mbi vetllat e gjana.
Kur them jam shqipetar, jam plot dinjitet
Para syve t'mi me del nje portret
Trupin si drangua, zemren si luan,
Shperthen per liri, porsi nje vullkan
O bir i Drenices, o Adem Jashar
Kosoven pagezove truall clirimtar
2. Kur them jam krenar qe jam kosovar,
Para syve te mi, ngjitesh ne altar
Ti u perjetesove flamur per liri
Porsi dore e zotit, permbi Dardani.
Kur them jam malesor, nga ma i lashti vend,
Para syve te mi, me del nje legjend,
Më mvesh krenaria, ballin ma nalteson,
Shqipja permbi troje, lirshem fluturon.
O bir i Drenices, o Adem Jashar,
Kosoven pagezove truall clirimtar
HALIL HAKA E PALOKE GJOKA
Sa here na kane mesy me topa e novica,
Dihet kush ma te paret hidhen te Zharnica.
Sa here qe e paten fjalen keta burra,
Asnjehere kjo toke nuk ra ne duar te huaja.
Bijne kushtrimet..., toka po merr zjarre,
Heu perball topash, dihet kush a i pare.
Hej...na dhane Malet, sikur arin, toka,
Hej Halil Haka...edhe Paloke Gjoka.
-----
Zani i Cun Mules dhe i Baca Kurtit,
Se c'u ba frymezim i trimit edhe t'urtit
Se shqiptaria ashte fe permbi fe
Zoti i kesaj toke o jemi vetem ne.
Bijne kushtrimet, toka po merr zjarre,
Heu perball topash, dihet kush a i pare.
Hej na dhane Malet, sikur arin, toka,
Hej Halil Haka edhe Paloke Gjoka.
-------
Sot Malesia e Madhe bije e padrejtesise,
I kujton me malle o trimat e lirise.
Sa here qe e paten fjalen keta burra,
Asnjehere kjo toke, nuk ra ne duar te huaja.
Bijne kushtrimet, toka po merr zjarre,
Heu perball topash, dihet kush a i pare.
Hej na dhane Malet, sikur arin, toka,
Hej Halil Haka edhe Paloke Gjoka.
DUAJ DUAJ MOS KIJ DERT
Moj qafebardhe si bora ne bjeshke
Mos syzeze si rrushi ne vneshte
Mua pa ty s'me del pranvera
Te marrte era, te marrte era
Digju zemer digju krejt
Duaj duaj mos kij dert
Moj belholla si çetinë
Ma fal mua dashurine
Si t'ia baj ku me te takua
Mjer per mua, mjer per mua
Digju zemer digju krejt
Duaj duaj mos kij dert
DRITË U BAFTË GJAKU I DJEMNISË
Jam Kosova kuq e zi
Nuk i leshoj oborr e shpi
Turren shqipet bajne gajret
Atje ne fronte liria therret.
Per me u ba zot i vetvetit
Kerkon armen femia i djepit
Te paste nana more birë
Ti u rritsh ne Kosove te lire
Ulen shqipet puthin gurin
Nalte Kosova ngreh flamurin
Ngreh flamurin e lirise
Drite u bafte gjaku i djemnise.
NUK HARROHEN ATO KULLA
Tash sa kohe e tash sa mot
Jam i tretun neper bote
Zemer zjarre per token nane
Qysh ate dite qe e kam lane
Larg prej votres ketu n'mergim
Mbushem lote e permallim.
Nuk harrohen ato kulla
Ato kroje ato gurra
Ku kam rrite shtatin si femi
Uje prej bjeshkeve ku kam pi.
Me pase krahesic ka shqiponja
Dite perdite do fluturoja
Permbi dete e fusha te gjana
Ku krahhapet me pret nana
Rruzullimit balle me i ra
Si Malesia vend nuk ka.
Nuk harrohen ato kulla
Ato kroje ato gurra
Ku kam rrite shtatin si femi
Uje prej bjeshkeve ku kam pi.
SA I MADH DJEPI I ARBËRISË
Sa i madh djepi i Arberise
Sa i flakte zjarri i lirise
Sa te kuqe jane keto male
Kush e ka lavdinë ma te madhe
Bijte e shqipes, te shtrejtin emer
Nga nje Gjergj e mbajne ne zemer
N'gjokse te veta sibecena
Kane shqiponjen me dy krena
Kush e ka sofren ma t'pasun
Buke e krype e zemer hapun
Kush ma shume ashte rrite me halle
Kush e ka lavdine ma te madhe.
TY TË THONË MALËSI E MADHE
Filloj kengen neper tela
Si bylbyl neper zabela
Per ju malet e malesise
Per ty djep i shqiptarise
Tash sa shekuj me kete emen
Shqiptaria te njeh per emen
Me pak fusha e ma shume male
Ty te thone Malesi e Madhe
Te shkoi jeta n'rije t'prakut
Me ni pushke ne maje krahut
Ti moj nane e trimerise
Sofer bardhe e bujarise
S'je e madhe as e vogel
Nje pellamë toke stje mbi Shkoder
Por e ndame ne tri cope
Dy n'toke te vet e ni n'per bote.
MOJ E MIRA E WESTCHESTERIT
(Humoristike)
O rruge me rruge ty te kerkova,
O tane Expresset i kalova,
O i rash Queensit gjane e gjate-e,
Dhe Brooklynit-o aty njat-e,
O ku mje trete e fshi defterit,
O moj e mira e Westchesterit.
O ne cdo store e grocery-e,
O ne CVS-a e n' farmacy-e,
O ia fillova prej Downtown,
Manhattan-it e msyj Uptown,
O ku mje trete e fshi defterit,
O moj e mira e Westchesterit.
O dal prej dheut, ngjitem shkalleve,
O drejte me Uren e Tri Mahalleve,
O kryq e kryq i rash Harlemit,
Rreth e rrotull, ngjyrna remit,
O ku mje trete e fshi defterit,
O moj e mira e Westchesterit.
O atehere Bronx-in e kam msy-e,
O mos po me del ndokun nder sy-e,
O ne te djathte kam msy Throgs Neck-un,
Mos je copash-o nen ure, vdekun,
O ku mje trete e fshi defterit,
O moj e mira e Westchesterit.
O treta rrugen o ka kam ardhe,
O mesyna Uren e Gurit te Bardhe,
O fill per te mbrapa , Morris Park-ut,
Me tu djege shpirti marakut,
O ku mje trete e fshi defterit,
O moj e mira e Westchesterit.
O mora i shok ne telefon-e,
O qe jeton n' Staten Island-e,
O por ne ate zone, se kish pa kurre,
Paska trete pa shej pa lekur-e,
O ku mje trete e fshi defterit,
O moj e mira e Westchesterit.
O bora malesh nis e shkrine-e,
O me kjan zemra per Malesine,
O sa ma pare me dashte me krye,
Duhesh krejte me u perkthye,
O ku mje trete e fshi defterit,
Moj e mira e Westchesterit.
GJUHA SHQIPE
(E adaptuar për këndim)
Prej kesaj toke e ne qiell- po hipe?
S’ka ma te paster, ma gastare.
S’ka askund si gjuha shqipe,
Dalë prej rrenjesh mijevjecare.
Kjo ashte gjuhe e gjinit t’nanes
Gjuhe e vajit dhe lotit te parë,
Gjuhe e kenges, gjuhe e gjames,
Gjuhe e falun per shqiptare.
Shqipja mbjelle dashni rreth sofres,
Ajo falë gjaqet pa faje,
Shqipja mbron nderin e votres.
Sheron plage e pushon vaje.
——————————————
Gjuhe Jasharajsh dhe Buzukut,
Gjuhe e trimit Skenderbe,
Gjuhe qe flitej n’drite bishtukut,
Tuj ngjeshë armet per atedhe.
Gjuhe e diellit gjuhe e rrezes,
Gjuhe e Fishtes dhe Lahutes.
Gjuhe shejtnie e Nane Terezes,
Gjuhe baroti e Oso Kukes.
Shqipja mbjelle dashni rreth sofres,
Ajo falë gjaqet pa faje,
Shqipja mbron nderin e votres.
Sheron plage e pushon vaje.
——————————————-
Ashte fortese qe t’flen ne zemer,
Ashte fortesa me pese shtylla,
Cdo shqiptarit i jep emer,
Ia ban famen me pese ylla,
Shqip, Shqiponje edhe Shqipria,
Ashte themeli yne i lashte,
Shqipetare e shqiptaria,
Mbi gjithcka naltohen bashke.
Shqipja mbjelle dashni rreth sofres,
Ajo falë gjaqet pa faje,
Shqipja mbron nerin e votres.
Sheron plage e pushon vaje.
KËNGË PËR TRIMIN E PANJOHUR
(Humoristike)
Eu, ngoni shoke ngoni vllazni,
Sot po u knoj ni histori,
Per ni burre qe ka lanë ëmën
Kurre furtunat nuk e shëmën,
Patriot e atedhetar,
Brez mas brezit dere e pare.
Eu, asnjihere krali as mreti,
S’mujtën kurre me e kthye per veti,
S’mujten besen me ia thye,
S’mujten vlerat m’ia përlye,
Por i forte mbet si graniti,
Me t’çua n’erë si dinamiti.
Eu, le e rrite nder do zabele,
Sikur fëmi-çoban me dele,
Kur u rrit e mësou dhe ndëjën
Nder ma t’parët, me vra shëjën,
Me i shti dridhmën Cerna Gorës,
O kurre s’e leshou pushkën prej dorës.
Eu, sot ky burre e ky dai,
Me dhetë shokë me i shkue ne shpi,
Nuk te leshon pa bukë pa ujë,
Zemrën borë, ia hap gjithekuj
Do t’permendet sa t’jete jeta,
N’çifteli edhe n’gazeta.
Eu patriot si ky s’ke pa
Veç shqiponjën n’per hava
Qe hap krahët turra- turra,
Te ka fisi burrë nder burra,
T' ka krahina si dragonin,
Si ilirtë që pat’në Agronin.
Eu, asnjehere ai gjume nuk bani,
Nji sy mbyllur si luani,
Tjetrin hapte me vigjilue,
Me i pa cubat tuj afrua,
Tue mbajtë frymën mos me u ndi,
Si ushtari në kufi.
Eu, gjithemone tha ashtu siç thuhet
Gjithemonë kje aty ku duhet,
Kurre s’e bani çka nuk bahet,
As nuk kjajti kur nuk kjahet.
Vepra e tij sot po leshon rreze,
Siç ndriçon Nana Tereze.
Eu, ne daçi ju mos me vdekë kurrë,
Merrni shëmull te ky burrë,
Mos nigjoni o cka thote bota,
Perpa u lye nuk sillet rrota,
Emni i tij mos u harrofte
I lumtë xhepi kudo kjofte..., moro heeeee.
PREJ BRATILE DERI NË VLORË
1. Lumej plisash si bjeshke bores,
Kepusin pranga dhe zinxhire,
Mbledhe si det ne shesh te Vlores,
Per ta shpalle Shqiperine e lire.
Eni, mblidhnu o shqiptare,
Nga atedhe e diaspore ,
Hidhni lule mbi altare,
Prej Bratile deri n` Vlore.
2. Dhurate Zoti na i ka ule,
Njani n' jug, tjetri n' veri,
Smail Qemal e Ded Gjo Lul,
Ngrejne flamurin per liri.
Eni mblidhnu o shqiptare,
Nga atedhe e diaspore,
Hidhni lule mbi altar,
Prej Bratile deri n' Vlore.
3. Njeqind vjete ne pavarsi,
Ngritet nalte shqipja me fleta,
Rrofsh per jete moj Shqiperi,
E bashkueme ne troje te veta.
Eni, mblidhnu o shqiptare,
Nga atedhe e diaspore,
Hidhni lule mbi altare,
Prej Bratile deri n` Vlore.