AKTIVITETE

NGA AKCIONI PËR TË NDIHMUAR MUZEUN ETNOGRAFIK TË MALËSISË DHE PRONARIN SHTJEFËN IVEZAJ


NJOFTIM PËR OPINION 

Dje, në datën 26 gusht 2016, në selinë e Muzeut Etnografik të Malesise në fshatin Lekaj- Malësi e Madhe, kryetarit të këtij muzeu, z. Shtjefë Ivezaj, iu dorëzuan mjetet finansiare, të grumbulluara në kuadër të akcionit online "Help Mr. Ivezaj @Ethnomuseum Malesia", aktivitet ky i zhvilluar nga miqët dhe përkrahësit e tij, gjatë periudhës që lamë mbas, Prill-Korrik 2016.
Ashtu sikurëse ka qenë e paralajmruar që në fillim, dorëzim-pranimi i ketyre mjeteve është bërë në prani të një personi juridik, për të konstatur transparencën dhe rregullësinë e plotë të këtij procesi. Në këtë aspekt, në faturën e përpiluar nga avokati Kole Camaj, me nënshkrimin e tij zyrtar, konstatohet se z. Shtjefen Ivezaj- përfituesit te këtyre fondeve, iu dorëzuan (në dorë) $9,142, nga Gjokë Gojçaj, organizator i fushatës në fjalë.

Shuma totale e mjeteve të grumbulluara në kuadër të kësaj fushate ka qenë gjithësejtë $9,850 dhe se ndryshimi në quotën prej $708 paraqet sasinë totale të tarifave të aplikuara nga dy kompanitë partnere, Gofundme dhe WePay, per ç'gjë është bërë fjalë që në fillim.

Në linkun më sa vijon, kini mundesinë të vizitoni faqen elektronike, e cila mbetet edhe më tej në dispozicionin tuaj, per tu informuar më gjerësisht me zhvillimin e fushatës ne fjalë.

https://www.gofundme.com/7wvtbdzw

Unë, në cilësinë e organizatorit të këtij akcioni, dëshiroj që në mbyllje të këtij projekti, të falenderoj ngrohtësisht, edhe një herë, secilin prej mbeshtetësve dhe ndihmësve të vërtetë, të cilët, falë ndërgjegjes së tyre të lartë, me dhurimet e veta i kontribuan qëllimit dhe misionit të këtij projekti të përbashkët.
Njëkohësisht, falenderoj edhe avokatin Kole Camaj për ndihmesën e duhur juridike.

...Ndrërsa përfituesit të këtyre fondeve, z. Shtjefën Ivezaj, në emrin tim dhe të të gjithë donatorëve gjegjës, i urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të mbarë në krye te Muzeumit në fjalë, themeluar dhe drejtuar prej tij.
Urojmë që këto mjete modeste nga ne, të rezultojnë në synimin tonë parësor- përmirësimin e kushteve aq shumë të nevojshme ekonomiko-banesore, rrjedhojë e veprës dhe sakrificës së pashoqe të z. Shtjefën Ivezaj me të shoqen Gjysten, në sherbim të karakterit të ketij muzeumi, e te mbarë Malesise, dhe me gjere.

Me respekt,

Gjokë Gojçaj
27 gusht 2016
Helmicë- Malësi e Madhe

14055132_1101818259902603_5210737327691269938_n.jpg

14040085_1101818283235934_5916026668364422575_n.jpg

Marrë nga faqja personale Facebook.

(postuar me 15 gusht 2020)




FJALA IME ME RASTIN E KREMTIMIT TE 92-VJETORIT TE KRYENGRITJES ANTIOSMANE TE VITIT 1911, 
 (BRATILE, 6 PRILL 2003)

Te nderuar vellezer e motra,
Zonja dhe zoterinj,

Jemi tubuar sot rreth ketij simboli te kombit tone, ketu ne maje te Bratiles, mu ne kete vend ku para 92 vitesh, ne kete date te 6 Prillit te vitit 1911, te paret tane, mbrojtesit te denje te civilizimit europian dhe kryengritesit e perjetshem kunder shtypjes dhe shkombetarizimit te eger, nen udheheqjen e plakut te urte dhe trimit te maleve Dede Gjo Lulit, hoqen nga shtiza shumeshekullore  flamurin me gjysemhene te pushtuesit osman dhe ne vend te tij, perplote 443 vjete pas vdekjes se Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, per te paren here, ngriten flamurin e kuq me shqiponjen e zeze dykrenare, i cili per aq kohë të gjate kishte pritur për diten e lirise.
Atë ditë pranvere, marshi i shqiponjës dykrenare, perpjete shpatijeve te Deçiqit, binte mbi famen mbretrore te pushtuesit, furishëm si nje rrufe prej qielli..., dhe sa me larte qe ajo ngrihej perpjete malit, aq me e kuqe behej toka nen krahet e saj...., dhe pasi arrijti ne majen e quajtur Bratilë, i hapi krahet lirshem ne sfondin e kuq, qe po valevitej ne shtizen e shternguar fuqishem nga duarte e trimave te maleve Nike Gjelosh Lulit, Pjeter Zef Smajlit dhe Gjon Ujk Miculit, te rrethuar nga qindra kryengrites te tjere te lirise.

Sot ne keto vargmale te Deciqit legjendar perkujtojme te kaluaren tone historike te lavdishme e cila u ngjan poashtu vargmaleve te pambarueshme, ku sapo e pushton  nje maje te del perballe tjetra, sikur nuk te lejojne te ndahesh prej tyre askurre. Ne kete vargmal historik, Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911paraqet marshin me kulmor ushtarako-politik te deriatehershem te shqipetareve drejte autonomise dhe pavaresise se plote te te gjitha trojeve etnike brenda nje shteti te perbashket shqipetar. Shperthimi i saj ndodhi pikerisht atje ku ushtrohej dhuna dhe terrori me brutal nga ana e pushtuesit, qe kishte si objektiv asimilimin fetar dhe kombetar te asaj pjese me te rebeluar, me c'gje do ta thyente pergjithmone kurrizin  e ketij kombi. Pra, kjo nuk ishte thjeshte nje kryengritje per te lehtesuar apo zbutur zullumet e armikut, por ishte nje levizje e pergjithme e organizuar dhe e koordinuar mire per clirimin e plote te trojeve shqipetare dhe ate, jo vetem nga Perandoria Osmane, por edhe nga te gjithe ata armiqe perreth qe prej kohesh lakmonin dhe synonin coptimin e tyre.
Shpirti luftarak e patriotik i malesoreve si dhe sakrificat e tyre nuk qene aspak me te vogla sesa te popujve te medhenj te Europes, por paten fatin e keq te shtypen me se shumti e te ndihmohen me se paku.
Nese Malesia e Madhe eshte gjeografikisht nje krahine e vogel karshi hapsirave tjera te rajonit, heronjte e saj s'jane aspak me te vegjel se te tyre. Dallimi eshte se te tjeret i kane nderuar dhe afirmuar heronjte e vet, e ne nuk kemi guxuar as t'ua  permendim emrat, e lene qe te mesojme mbi ta ne shkollat tona. Jane te shumta familjet e malesoreve qe i kane falur cdo gje ceshtjes kombetare, madje edhe shuar pergjithmone vatrat e tyre, njejete sikurse edhe kullat e tyre dikur flakerues baruti, te cilat sot flejne dhimbshem te rrezuar per dhe.

Vellezer e motra,

Ne u kemi borxh heronjeve tone shume e shume me teper. Nga ana tjeter Malesia po zbrazet, historia nuk po mesohet, ndersa ne terren nuk po lamë mbas  monumente qe kishin per te folur ndonjehere per ne.
E atehere kush do te mbetet per te deshmuar ne te ardhmen, se ne keto male na paskan jetuar dikur do malesore, race nder me fisniket e Europes, sic i konsderonte malesoret zonjusha Edith Durham?
Prandaj eshte i pasur ai popull qe ka ne pronesi te vet nje te kaluar sikur kjo e Malesise se Madhe, por edhe i varfer e i mjere eshte ai dhe cilido qe perpiqet t'ia zbeh vlerat madhore te saj.



Zonja dhe zoterinj te nderuar,
Nderimi dhe shenimi i kesaj date te rendesishme historike tashme po ndjek rrugen e nje tradite te mire. Organizatore e sivjetme e ketij manifestimi eshte shoqata jone qe mban emrin e heroit Dede Gjon Luli. Shoqata Dede Gjon Luli u themelua vitin e kaluar dhe jo rastesisht ne diten e 6 Prillit te vitit 2002 dhe ka ndere te mbaje emertimin e ketij heroi, familja e te cilit u shua e tera per shqiptrari. Emri Dede Gjon Luli ne shoqaten tone vjene pas nje periudhe te gjate gati njeshekullore i ndaluar nga pushteti malazez. Kjo shoqate ia arrijti qe figures se Dede Gjon Lulit per meritat e tija t'ia sigoje respektin edhe tek institucionet shterore te Malit te Zi, te cilen gje e shohim edhe si nje merite te madhe te kesaj shoqate, mbase sikurse dihet, per ne shqipetaret, kohet rrjedhnin me ngadale.
Sot Shoqata Dede Gjon Luli numeron rreth 50 anetare dhe mbetet e hapur per te zgjeruar radhet e veta edhe me shume te tjere. Ne spektrin e aktiviteteve te veta, megjithese fillestare, kjo shoqate sapo eshte duke menaxhuar realizimin e nje ideje shume fisnike, ndertimin e shtepise se Dede Gjon Lulit e cila do te shnderrohet ne shtepi muze. Mjetet per ndertimin e saj do te sigurohen nga Fondacioni "Ded Gjo Luli" ne New York ne bashkeveprim me  diasporen  tone  ne SHBA. Prandaj, kam nderin qe ne emer te keshillit drejtues, anetaresise se Shoqates, dhe ne emerin tim si kryetar te saj, te ju pershendes dhe te ju falenderoj perzemersisht jo vetem per perkrahjen e ketij projekti qe tashme nuk ka mbetur si nje deshire, por edhe mbeshtetjen e parezerve qe po i beni shoqates sone duke e bere kete eveniment teper madheshtor. Ne vecanti deshiroj te falenderoj mysafirin nga Shkodra, profesorin e Universitetit "Luigj Gurakuqi", Dr. Romeo Gurakuqi i cili me prezencenn dhe fjalen e tij shkencore, na e ben kete dite akoma me madheshtore.
Poashtu pershendes perzemersisht edhe mysafiret e kenges ne kete maje mali, Shoqaten Kulturo-Artistike "Rapsha" dhe rapsodin e madh zotin Nikolle Nikprelaj, mbase e kujtojme se lufta  e trimave dhe kenga kane qene gjithehere te pandara. Njekohesisht falenderoj edhe te gjitha mediumet informative qe na ndjekin, nder te cilat me duhet te vecoj Televizionin Boin me pronarin Tome Bojaj, i cili eshte edhe sponsor mediatik i ketij manifestimi dhe njeheri transmetues i drejteperdrejte i tij. Valet e ketij televizioni prej sot do te mund te arrijne edhe ne qytetin e Ulqinit, prandaj le te pranojne urimet tona dhe te gjithe te pranishmeve.

Zonja dhe zoterinj,
Perpara se te perfundoj fjalen time, dua te nenvizoj se kjo cfare po ndodhe sot ne kete vend nuk do te ishte e mundur pa mbeshtetjen qe na beri diaspora jone nga Amerika. Disa te emigruar nga Traboini te vendosur ne Detroit na u paraqiten vete me deshiren per te na ndihmuar dhe per te na i mbuluar te gjitha shpenzimet e ketij manifestimi pavaresisht madhesise se tyre. Ata per modestine e tyre nuk deshten t'ua publikojme as shumen e as emrat e tyre ketu.
Njekohesisht deshiroj te publikoj edhe nje ndihmese prej $2000 te ardhur nga Fondacioni "Dede Gjo Luli" ne New York, si dhe nje ndihmese prej $100 nga ardhur nga bashkombasi Vate Marashi Dedvukaj. Faleminderit perzemersisht te gjitheve!
Gjithashtu e shoh te arsyeshme te permend edhe kontributin e banoreve te fshatit Spi te cilet ne forma te ndryshme e kane mundesuar e lehtesuar qasjen tek kjo maje mali, te kesaj mase kaq te madhe njerzisht.

Faleminderit te gjitheve dhe qofshi faqebardhe!

Lavdi flamurit tone dhe gjithe atyre trimave qe derdhen gjakun per te e per shqiptari!


Faleminderit!
Pergaditur per " Heteahomma"me 15 Qershor 2017




ORË PËRKUJTIMORE PËR AKADEMIKUN TOMË BERISHA
BEQIR SINA, New York

Gjekë Gjonlekaj, të bëjmë thirrje : "Që t'i jepet titulli" Nderi i Kombit", një institucion shtetror, shkollë, rrugë a shesh duhet të ketë emrin e Tom Berishës. Edhe ndonjë Akademi Ushtarake e Kosovës ose e Shqipërisë, do të ishte mirë të kishe pasur emrin e Gjeneral Tom Berishës"

YONKERS - NEW YORK : Komuniteti Shqiptarë i New York-ut, me rrethe nën kujdesin e Fondit Humanitarë Malësia dhe Shoqatën Dedë Gjon Luli nga New Yorku, organizojnë:"Një orë përkujtimore për të ndjerin Professor Dr. Tome Berisha. Kjo ceremoni nderimi për Gjeneral Tome Berishën u mbajtë ditën e Shtunën në mesdrekë, në Royal Regency Hotel. Kjo veprimtari iu kushtua veprimtarisë atdhetare, akademike dhe ushtarake e personalitetit të lartë si ishte Tome Berisha, e cila meriton nderimin e të gjithë shqiptarëve.
Aty, ku pikërisht, 13 vjet më parë, u nisë në luftën çlirimin e Kosovës, grupi i vullnetarve nga Amerika, Batalioni Atlantiku, me bijë e bija të shqiptarëve të Amerikës, cilët iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe që luftuan për ndalimin e spastrimit etnik dhe çlirimin e Kosovës më 1999-të, së bashku me forcat e SHBA-ve dhe NATO-s, kundër forcave serbe në Kosovë.

Drejtuesi i kësaj veprimtarie zoti Gjokë Gojçaj, në fillim të fjalës së tij kujtojë se : "Gjashtë javë më parë, pikërisht më 29 Shkurt, të këtij viti, në kryeqytetin e Kroacisë- Zagreb, u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare biri i shtrenjtë i Malësisë së Madhe, Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e doktori i shkencave, Akademik Tomë Berisha. Trupi i të ndierit Tomë u soll në vendlindjen e tij të dashur në Grudë të Malësisë, ku dhe u varros me nderimet më të larta qytetare nga..: mijra bashkëkombas nga Malësia dhe viset tjera shqiptare, midis të cilëve edhe ish kolegë të punës e bashkëpuntorë të çështjes së pavarësisë së Kosovës e asaj kombëtare në tërësi; diplomatë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës; figura e personalitete të dalluara nga vendi dhe diaspora."Mesazhe ngushellimesh, familjes Berisha i patën dërguar Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e shumë personalitete të tjerë.
Ne, bashkëkombasit i tij këtu në Shtete të Bashkuara, tha më tëj drejtuesi i kësaj veprimtarie, z. Gojçaj, përcjelljen madhështore të cilën vendlindja ia bëri birit të vet për në shtepinë e përjetshme, e kemi ndjekë me shumë vëmendje, por poashtu edhe me shumë mallë e nostalgji nga pamundësia jonë për të qenë aty- pranë arkivolit të tij. Prandaj, takohemi sot këtu për të kujtuar së bashku edhe një herë këtë personalitet të madh të kombit tonë, andaj në shenjë nderimi për të, u ftoj, tha ai për një
 momemet heshtje!
Më tej drejtuesi i kësaj ore përkujtimore, bëri të ditur se kjo orë përkujtimore mbahet nën organizimin e Shoqatës "Dede Gjo Luli" dhe Fondit Humanitar " Malësia" nga New Yorku, në bashkëpunim me veprimtarë të tjerë, të komunitetit tonë. Në emër të organizatorit, në emër të gjithë juve dhe në emrin tim, tha Gojçaj, familjes së Tomë Berishës, të afërmeve e miqeve të tij, u shprehim ngushellimet më të sinqerta për njeriun e madh të tyre e të mbarë kombit; e trupi i te ndierit Tomë le të prehet i qetë në tokën e shtrenjtë e të dashur, të vendlindjes!

Folësi kryesorë i kësaj ore përkujtimore, ishte veprimtari i dalluar e njohësi i rrethanave referente, zoteri Gjekë Gjonlekaj i cili foli rreth jetës, figurës e veprës së Akademik Tomë Berishës.
"Gjeneral Tom Berisha, theksoi zoti Gjekë Gjonlekaj, e ka filluar veprimtarinë e tij në vitin 1941, dhe me thënë të vërtetën është vështirë, që t'a përshkruash veprimtarinë dijetare, akademike, ushtarake dhe shqiptare, e kombëtare, në një kohë kaq të shkurtër."
Më tej Gjonlekaj tha se ka shumë studime angleze, prej Lord Bajronit, që flet për "Sulin dhe suljotëtët, dhe një krahasim e tillë mundë të thuhet edhe për Grudën e Malësisë së Madhe, Grudën e Shqipërisë , sepse, u shpreh ai dhe vetë Zoti e ka uruar këtë vend me një natyrë të mrekullueshme , aty ku ndahet me lumin Cem dhe gjeografia e këtij vendi është e mrekullueshme. Sepse; është historigjeografia ajo që na tregon se kjo krahinë, ka dhënë burra dhe gra të qëndrueshem gjatë gjithë historisë së saj, e vertetuar kjo edhe në Kryengritjen e Malësisë, kur dy gratë Nora e Kolkurtit, dhe Tring Smajlja, janë shquar.

"Natyrisht, tha Gjonlekaj, që janë shtuar edhe bijat e këtij fisi, kur thotë se aty është e gjithë Gruda. Pra, këta njerëz që i kan dhënë historisë, edhe në perendim. Babai i Tom Berishës, në vitin 1910 ka shkuar në Argjentinë, dhe, ka jetuar e punuar atje për 10 vjet. Kola, është kthyer dhe ka nisur jetën në Tuz, mandej në Podgoricë, duke jetuar një jetë shumë qytetare dhe shumë bashkohore."
Lufta e Dytë Botërore, ka bërë ndyshime të mëdha në të gjithë gjeografinë e popullit shqiptarë, sepse, Italia i ka bashkuar tokat shqiptare në luftë, dhe familja e Tom Berishës është shpërngul në Tuz dhe në Shkodër,gjatë asaj kohe duke kaluar edhe në Shqipërin, Nanë!
Duke folur për historinë e kësaj familje, ai tha se familja Berisha njifet me Patër Anton Harapi, i cili ka shkruar veprën më të mirë, për Grudën. Ai njifet aty me doktor Athanas Gegën dhe me Ernest Koliqin, i cili i aprovon edhe bursën, për të studiuar në Padova të Italisë. Atje në moshën 20 vjeçare Toma, njifet me akadamikët e Kosovës si Mark Krasniqi dhe shumë të tjerë.
"Ka pasur një inteligjencë të natyrëshme, shprehet Gjonlekaj, mbasi ai i ka kuptuar kohërat sesi po ndryshonin dhe si djal i ri e ka parë se përparimi nuk është tek nazismi dhe fashizmi, as te Musolini dhe as te Hitleri, por me tu kthyer në Shqipëri, i është bashkuar forcave çlirimtare atyre antifashiste, dhe e ka ndërtuar këtë veprimtari jashtëzakonisht dukshëm, sidomos në Malësi."
Më tej ai tregoj se e kishte pasur rastin të bisedojë më të disa herë, për veprën e tij të botuar disa vjet më parë, ku ai jep përshkrime të shkëlqyeshme për Mul Bajraktarin e Hotit dhe gjithë ata që kan bërë çmos për t'a parandaluar luftën vëllavrarëse në Malësi. Dhe, ky tha Gjonlekaj, e ka përfillë duke e respektuar idenë e tyre. Duke bashkëpunuar në nivelin ma të lart që Malësia të mos ia fillonte, vëllavrasjes, sepse, ajo ishte gati. Kishte, disa aventurier u shpreh Gjonlekaj, që për qëllime personale në të gjithë anët e Shqipërisë, i futën në luftë civile, sipas interesave jo kombëtare , por interesa personale, këto Tom Berisha, nuk i ka përfillur kurr, ata që kan shkuar në luftë vëllavrarëse shqiptare.
Ndërkohë duke folur për veprimtarinë e tij në vend lindje Gjonlekaj, ceku se kur Berisha, kthehet në Mal të Zi, e sheh se nuk ka përparim, në Mal të Zi, pikërisht atëhere kur edhe vëllain e tij e burgosin për gjoja propogandë politike, duke e dënuar me 10 vjet burg - vëllanë e tij Fran Berisha. Kështuqë, Toma e shef të arsyeshme të largohet, dhe shkon në Zagreb, të regjistrohet në fakultetin teknik, Vazhdon studimet në Zagreb shkëlqyeshëm, dhe atje duke e parë se ky është personalitet i shkëncës dhe i kulturës e promovojnë me grada të larta ushtarake.
Në fund të fjalës së tij zoti Gjekë Gjonlekaj, tha se do të ishte mirë që kësaj figure t'i bëhen të gjitha nderimet e duhura. Dhe, sipas tij duhet të bëjmë thirrje : "Që t'i jepet titulli" Nderi i Kombit". Ai tha se jam i mendimit që një institucion shtetror, shkollë, rrugë a sheshë duhet të ketë emrin e Tom Berishës. Edhe ndonjë Akademi ushtarake e Kosovës ose e Shqipërisë, do të ishte mirë të kishe pasur emrin e Gjeneral Tom Berishës u shpreh ai, dhe shtoi se: "Është, në nderin e shqiptarëve me ngritë edhe një monument, ose një bust të këtij Burrështeti, që ka punuar me sinqeritetin e shpirtit për të mirën e kombit tonë" u shpreh Gjekë Gjonlekaj.
Më pasë u shfaq nje materjal e një filimi televizivë dokumentar i shkëputur nga disa nga aktivitetet e Tomë Berishës
Ku në fillim të tij thuhej se :"Në kremten e pervjetorit të Shoqërisë Muzikore Shqiptare "Shkëndija" të Zagrebit, duartrokitjet nuk kishin të ndalur sepse, për her të parë, thuhej publikisht një e vërtet e madhe, nga një Oficer i Lart Ushtarak, i Ushtrisë Jugosllave, fjala ishte për ushtarakun mbase më të njohur shqiptarënë, në ish Jugosllavi, kolonel Tom Berisha, për të cilin pak kush e din që me fillimin e luftërave për shpartallimin e saj - në fillim të viteve të 90-ta, kishte formuar Ushtrinë Çlirimtare në Kroaci dhe ishte zgjedhur komnadant i Shtabit të Përgjithshëm të saj. Pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte hatrtuar planin strategjik të strukturës dhe luftës së saj.Për gjithë këtë, jo vetëm për UÇK-ën, por edhe për çështjen shqiptare në ish Jugosllavi Tom Berisha mori gradën e Gjeneralit të UÇK-ës, titull që ia kishte mohuar ish Armata Jugosllave

Më pasë orën përkujtimore e kan përshëndetur me fjalë rasti edhe Konzulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New York, z. Dritan Mishto, si dhe diplomati Fatmir Zajmi, nga Konzullata e Republikës së Kosovës në New York

Drejtuesi i kësaj ore përkujtimore z Gjok Gojçaj, tha se gjatë më shumë se 20 viteve të shkuara, në Ballkan dhe në hapsirën etnike shqiptare, kanë ndodhur ndryshime epokale që lidhen edhe me figurën e Tomë Berishës. Ndërkaq, tha ai në vendlindjen e tij dhe në përgjithësi tek shqiptarët në Mal te Zi, gati gjithçka zhvillohej me shumë vonesë, ndonëse edhe ato erna prodemokratike që frynin nga Kroacia e Sllovenia, këtu përplaseshin për thirrjeve shoviniste për gjakderdhje dhe për urrejtje të çdo gjëje shqiptare. Në këto rrethana, entiteti shqiptar ishte shtyrë thjeshtë në mbijetesë biologjike.
Po ju kujtoj rastin, permendi në fjalën e tij Gojçaj, kur më 1990 po kremtonim 20-Vjetorin e Beselidhjes së Malësisë, kundër gjakmarrjes, Tuzi ishte i rrethuar me qindra forca policore të armatosura e të mekanizuara, rëndë. Tomë Berisha kishte ardhe nga Kroacia dhe për shumë njerëz ishte hera e parë që e shihnin, megjithese kishin dëgjuar për të. Gjatë, një fjalimi të tij në Tuz, ai protestoi ashpër në sjelljet e pushtetit ndaj mysafirëve të lartë që pritej të vinin nga Kosova.
Poashtu, tha ndër të tjera Gojçaj, gjatë një parakalimi përshëndetës, shumë impresiv, pranë turmës se qindra malësoreve mysafirëve, tek vendi i quajtur Kroni i Traboinit, Ai po tregonte një librezë anëtarësie të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve të Kroacisë, me shqiponjë dykrenare, që në atë kohë, në Mal të Zi, ky veprim konsiderohej shumë i rrezikshëm, por për shqiptarët ishte shumë i nevojshëm për të mbjellë optimizëm e për të inspiruar e animuar ndërgjegjësimin qytetar e kombëtar, në kohën kur trevat e tjera shqiptare në rajon, kombëtarisht shënonin nivel më të lartë.
Ky moment psikologjik, theksoi Gojçaj, që krijoi prezenca e tij, fjala dhe gjesti i këtij njeriut të madh dhe fryma demokratike, që sillte nga vendi ku jetonte, shumë shpejtë do të rezultojë në krijimin e subjektit të parë politik shqiptar, e më këtë edhe në subjektivizimin e faktorit nacional shqiptar në Mal te Zi, në tërësi.

Orën përkujtimore për të ndjerin Professor Dr. Tome Berisha., e përshëndetën më pasë me fjalë rasti, edhe Prof. Dr. Kajtaz Fazlia, pranë Shoqatave"Balli Kombëtar" dhe "Drenica", Prof. Sali Bollati, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës " Çamëria" në SHBA, z. Marjan Cubi, veprimtar i komunitetit. z. Esad Gjonbalaj, kryetar i Fondacionit " Plavë Guci" dhe ish drejtori egzekutiv i Fondit " Vendlindja Thërret", z. Shefki Mexhani. Ndërkohë, që për kohën kur Professor Dr. Tomë Berisha jepte mësim në Prishtinë, fjalën e mori duke sjell kujtimet interesante e asaj kohe, ish studenti i tij z. Hysen Ulaj
Drejtuesi i kësaj ore përkujtimore, nënvizojë se Akademikun e gjeneralin Tomë Berisha, diaspora e kujton me respekt të madh. Këtu, Ai ka qenë i angazhuar, tha Gojçaj, edhe ne aktivitete kolosale sikurse organizimi dhe konsolidimi i resurseve ushtarako-financiare në mbështetje të rezistenceë antiserbe në Kosovë. Rreth këtyre referencave, fjalën e mori z. Gani Shehu, kryetar i Shoqatës " Bataljoni Atlantiku", nga SHBA.
Gjithashtu, Komunitetin Shqiptarë i New York-ut, me rrethe, Fondin Humanitarë Malësia dhe Shoqatën Dedë Gjon Luli nga New Yorku, që organizojnë këtë orë përkujtimore për të ndjerin Professor Dr. Tome Berisha, në emër të Familjes së Tij, e përshëndeti dhe falenderojë z. Leo Berisha, i biri i të ndierit Tomë Berisha
...Dhe me ne fund, drejtuesi i kësaj ore përkujtimore kushtuar për të ndjerin Professor Dr. Tomë Berisha, zoti Gojçaj, tha :" Më lejoni pjesmarrës që në mbyllje të them edhe këtë: Malësia e Madhe në të kaluarën ka dhënë shumë figura e personalitete të mëdha, ma shumë të pushkës, sesa të penës! Mbase kohët kanë qenë të tilla, shkollimit dhe titujve shkencore të malësorëve u kishte zënë vendin nevoja e luftës për të mbrojtë tokat dhe mbijetuar të gjallë.
Në varrezat e asaj krahine prehen shumë margaritare të kombit, por me Tomë Berishën, tha Gojçaj, dheu i tyre u bë akoma edhe më i shtrenjtë...tashmë me gradën e gjeneralit dhe majat më të larta të Alpeve shkencore, për çka, secili malësor ka arsye të ndihet shumë më i përparuar dhe me krenar. Lavdi veprës dhe figurës së Tomë Berishës, e ju të nderuar bashkëkombas faleminderit shumë për pjesëmarrjen tuaj, poashtu faleminderit edhe ju folëseve të rastit...dhe u takofshim në manifestime gezimesh, megjithese edhe ky i sotmi është pjesë e jetës sonë dhe e borxhit që u kemi jo vetëm personaliteteve tona të mëdha, por vetes sonë , vendlindjes dhe mbarë kombit." ka përfunduar zoti Gjokë Gojçaj.


____________________________________________

Me rastin e promovimit te romanit “Dosja e Tmerrit” i autorit Fran Camaj, mbajtur ne Kishen e Shen Palit, Detroit, me 15 Janar 2012

Gjoke Gojcaj
Pershendetje te nderuar vellezer e motra bashkekombas, te nderuar shoke dhe miqe!

 

Sot, metevertete ndihem i nderuar te flas ketu, perpara kesaj audience, ne kuader te promovimit te romanit “Dosja e Tmerrit”- punim, ky me i riu, i profesorit, publicistit e veprimtarit te spikatur nga Tuzi dhe Malesia e Madhe, Fran Camaj.
Fillimisht, me lejoni te falenderoj kryetarin e Shoqates Atedhetare Shqiptare “Malesia e Madhe”, ketu ne Micigen, zoterine Gjergj Ivezaj si dhe shoket e tij nga Kryesia, te cilet me ftuan e me ofruan mundesine per ti dhene disa mendime te miat modeste, ne lidhje me kete liber, te cilin sapo e kemi ne dore prej para pak kohesh.
Megjithese kam pakez frike se ndoshta nuk do t`ia arrij ta shprehe me se miri pergezimin qe meriton autori per kete veper, deshiroj vetem ti them: Urime e te lumte mendja dhe pena, per zgjedhjen e ketij motivi shume interesant, per punen me vlere dhe kujdesin e kushtuar per ti hedhe me shume drite asaj periudhe historike dhe atyre figurave, per ne te medha, te cilat meritojne dhe u kemi borxh, ti kujtojme brez pas brezi, me nderim e pietet te larte.
Meqenese, autorin, shumica juaj e njihni jo vetem permes krijimtarise artistike, por edhe nga jeta dhe mbase ky nuk eshte promovimi i pare i punimeve te tij, Une kesaj here nuk do te merrem me biografine e tij, pervec se…, sikurse nje ish nxenes i tij, ma vone edhe koleg pune, nuk mundem pa e thene nje gje: Fran Camaj ka qene nje nga puntoret me te dalluar te arsimit, e ne lemine e vet edhe nder me profesionalet. Ka qene i perkushtuar qe nxenesve te tij jo vec t`ua mesoje mire gjuhen dhe letesine shqipe, por t`ua beje te dashur e ne funkcion te identitetit. Besoj qe te gjithe nxenesit e tij e kujtojne me respekt e konsiderate. Dhjete vjete ne arsim e tridhjete vjete ne gazetari, e aktivitete tjera, jane periudhe e gjate per te mbajte balancen e mbetur gjithmone i aferte e i dashur per bashkevendasit e vet ne Malesi dhe ne diaspore! Sot eshte ne pension, por jo edhe pena e tij, mbase, sikur shohim, ky eshte romani i katerte me radhe, qe shkruhen e botohen ketyre viteve te fundit.
Te nderuar zonja e zotrinje,
Nje shkrimtar e filozof i njohur francez me emrin Paul Valery, per historine thote:
“Historia eshte produkti me i rrezikshem qe ka gatuar kimia e intelektit”.
Po, a e ve ne dyshim kete thenie e gjithe ajo cfare kane perjetuar me shekuj malet tona?!Pikerisht, romani “Dosja e Tmerrit”, te cilin e kemi sot ne duar, pershkruan aso ngjarjesh…, te rrezikshme e monstruoze nga periudha e pasclirimit nazi-fashist dhe njekohesisht e riokupimit sllavo-komunist…, perballe te cilave u gjet Malesia e Madhe, ne rrugetimin e saj te zorshem te mbijeteses me plote peripeci e te papritura.
Eshte per tu cilesuar qellimi i autorit, se si Ai percaktohet per ate qe i duket se, personazhin apo protagonistin, biografia e tij do ta beje me te aferte per lexuesin, pasi duke e nxite kete te fundit per me shume vemendje e interes gjate leximit te vepres, ia lehteson te kuptuarit me te mire te tipareve te karakterit te tij.
Sepse.., ashtu sic kalojne vitet, ashtu edhe ajo e vertete historike, edhe ajo kohe e ata njerez sa vijne e zbehen ne kujtesen e breznive te reja! Ne anen tjeter, ajo gjenerate e kohes, e ata deshmitare te gjalle po zhduken gati krejte, pa lane sa duhet shkrime e deshmi origjinale, mbase prej atehere e sot na ndajne me se 60 vite te plota.
Natyrishte se, historite dhe biografite e romansuara nuk nenkuptojne histori shkencore. Madje, fikcionet shpesh mund te jene edhe te rrezikshme, pasiqe, permes tyre mundet lehte te mistifikohet ndonje personazh dhe nga e kaluara…. te krijohet nje lloj miti…, por vepra te cilen e kemi sot ne duar, ne teresi eshte historike e themeluar mbi baza faktografike e shkencore. Kete e verteton edhe fakti se tematika e kesaj vepre i takon periudhes e cila mbahet mend mire edhe nga shume malesore- deshmitare te gjalle te asaj kohe, si argumenti me i fuqishem, porse edhe shkenca e mirefillte historike e politike, mes tjerash, kane dhene gjykimin dhe definicionin e vet mbi ato kohera e ngjarje, si, jo vetem te deshtuara, por te erreta e fatale per perparimin dhe prosperitetin njerzor.
Megjithate, duket se autorit, permes ketij libri, nuk i mjafton vetem te na ktheje kujtesen ne lexuesve tek ajo kohe e ato personazhe te medha te saj, por ka deshire qe fytyren e atij pushteti te atehershem, t`na e sjelle perpara syshe edhe nje here, nese (varesisht nga rrethanat), ka ndonje dallim prej ketij te sotmit. Prandaj dhe do te doja qe ky roman te hynte ne shtepine e cdo malesori e te lexohet me dashuri e me vemendje te madhe.
Une e kam lexuar romanin dhe pernjemend.., permes atyre personazheve kam munde te kuptoj gjendjen e shpirtit njerzor te malesorit, i cili perballet me vijen kritike midis guximit dhe frikes, nderit dhe tyrpit, jetes dhe vdekjes dhe sikurese shohim dhe kujtojme, ne te tri keto kategori gjendjesh shpirtnore, triumfojne te parat. Pra…, guximi mbi friken, nderi mbi tyrpin dhe jeta mbi vdekjen. Ajo, qe ne kete veper na duket thjeshte si vdekje, vaje, lote e pikellim, eshte pikerisht ajo qe quhet jete dhe pavdeksi e shqiptarit, e atyre arkitekteve te cilet sot dhe pergjithmone na bejne te ndihemi shume krenare.
Nje shkrimtar i njohur amerikan, Francis Scott Fitzgerald, nder te tjerat ka lane edhe kete thenie te mencur:
” Ti me trego heroin e Une po te shkruaj tragjedine”.
Kam deshire te ndalem per pak tek kjo thenie…, pasi qe me lidhet me tematiken e ketij romani.
Se, a konfigurohen tiparet e heroit mbi bazat e tragjedise apo anasjelltas dhe se c`fare eshte nderlidhja mes tyre, kjo mund te jete subjekt i gjykimeve te ndryshme, megjithese shumica jone anojme nga konstatimi se herojte lindin nga tragjedite.
Vetem nje digresion: Adem Jashari duhej te kishte qene hero gjithe kohes, edhe me perpara se te flijohej, ai dhe familja e tij. Ideali i tij per te mos jetuar igjalle pa dinjitet, eshte heroizem i cili ne perplasje me frymen kriminale te armikut, nuk perfundon me dorezim, por me flijim.
Kola, i biri i Mark Smajlit, personazhi rreth te cilit zhvillohen pothuajse shumica e ngjarjeve ne roman, me perpara se te vdiste tragjikisht me pushkatim, duhet te kete qene hero i besnikrise dhe i traditave te shtrenjta te pareve.
Gjelosh Luli, i vendosur per te mos u dorezuar dhe per te mos e njohte regjimin e importuar komunist sllavo-rus, edhepse i vetedijshem per epilogun e fatit te tij, vazhdon betejen e vet deri me vdekje, ashtu sikurese edhe bashkeshoket e tij te cilet digjen e piqen per te gjalle dhe nuk ka asgje qe ua then qendresen e tyre , pervec vdekja.
Zef Miliqi, nje tjeter shembull me kulmor i beses dhe i flijimit per mik te shtepise, mund ti shpetonte trgjedise dhe te kthehej shendosh dhe mire ne shtepi te vet. Nje plumb qe e mori ne kembe si verejtje per tu zbrapse e leshuar mikun e shtepise, me kujton betejen ne Salamis, kur ushtari athinas e rremben me njenen dore anijen persiane dhe meqe nuk leshonte, ata ia shkurtojne doren, pastaj e rremben me tjetren, ia shkurtojne edhe tjetren dhe me ne fund e rremben me dhembe dhe… persianet ia shkurtojne edhe koken.
Po Pater Zefi i cili per deshire e fundit para pushkatimit, tha “Rrofte Shqiperia”, te kishte thene: ” Rrofte Stalini”…, ose tjeter, jashte natyres se tij, edhe… mund ti shpetonte tragjedise!!!
Po, Stanen, personazhin qendror te ngjarjes me tiparet e saja te karakterit me fisnik te skalitur ne shpirtin e njeriut, me guxim e sakrifice te pashoqe?! A e shohim si nje trim, me te gjithe parametrat e nje trimi te vertete?! Sigurisht qe po! Mandej tragjedia tjeter e radhes ne shtepine e Dode Smajlit, a nuk do te ishte shmangur sikur Doda tu dorezohej forcave ushtarako-policore e ta linte mikun per te shpetuar koken?! Sigurisht qe po!
Po atehere, cfare historie do te kishim sot na te shkretet, sikur te mos kishim pase kesi personazhesh dhe cfare romani do te ishte jeta e malsoreve, pa ta?!
Ja pra, fjala e urte: ” Ti me trego heroin e Une po te shkruaj tragjedine” te cilen e permenda me perpara!.
Te nderuar pjesemarres,
Besoj qe disa nga ju e kini lexuar vepren ose do te kini rastin ta lexoni, prandaj dhe le te ju mbetet subjekt i gjykimeve tuaja, ashtu si edhe i njerzeve tjere profesionale e me kompetence. Megjithate, deshiroj vetem te permbledhe me disa fjale ate se cka ne te vertete zhvillohet ne kete veper.
Ne fokusin e romanit eshte shtepia e Mark Smajlit nga Trieshi. Nje paraskene.., e hape rrefimin e autorit kure prane kufomes se Mark Smajlit vendoset nje thes i bardhe ne te cilin jane eshtrat e te birit i cili ishte pushkatuar 24 vite me pare dhe ishte varrose brenda ne shtepi, ne nje grope aty nen shtratin e prinderve te vet per te cilin askush nuk dinte gje, pervec familjes, mbase pushteti dhe bashkemendimtaret e tij e kishin etiketuar si armik e tradhtar te interesave te “atedheut”.
Mbase pushteti komunist i sapo instaluar ne Jugosllavi e Shqiperi ishte pothuaj identik, malesoret, menjehere u gjeten ne kurthen e shume skenareve e planeve cnjerzore te regjimit, njekohesisht edhe ne gersheren politike e psikologjike qe pasoi raporti me i ri ndaj sovjetikeve. Kelmendi me Prek Calin ne krye, sapo bente rezistence te forte antikomunsite te cileve u kishin shkuar ne ndihme edhe disa vullnetare, nga Hoti, Gruda, Trieshi etj; pjese, keto, te tjetres ane te kufirit.
Ekspeditat kriminale hakmarrese te Toger Babes e Bajo Stankoviqit kishin ne dore te vet jeten dhe vdekjen e cdo malesori dhe kudo qe shkelte kemba e tyre, linte pas…, vetem rrahje, tortura me cnjerzore, vrasje e gjakosje te votrave e pragjeve te shume shtepiave e familjeve malesore. Kapidani Gjelosh Luli, e kishte te qarte epilogun, por do te kalbet dhe nuk do te dorezohet i gjalle, ashtu si as shoket e tij qe nuk do ta padisin as tregojne perpa u djege e pjeke mire midis dy zjarresh…dhe as atehere! Dhe vertete Malesia e malsoret ishin vene midis dy zjarresh saqe eshte e cuditshme mbijetesa e tyre. Ngjarjet ne roman rrefehen me nje radhithje te mire, ashtu sic i kishte radhitur koha. Kronikat dhe epizodet e shumta narrative jane mire te lidhuar dhe mjafte analitike. Gjuha e rrefimit eshte e qarte, e lehte me fjali te kulluara dhe sintakse te rrjedhshme neper te gjitha kaptinat e romanit. Por edhe gjuha e urrejtjes se autorit ndaj protagonistit te krimit eshte mjafte e ashper.
Ne vazhdim, pershkruhen likuidimet pa gjyq te Pjeter Zekut, Vasel Mirashit, Pater Zefit, Gjeke Cunit,etj; per te cilat ne kemi ndegjuar dhe dijme ngapak, dhe natyrisht cdo gje duket dramatike dhe me plote emocione.
Padyshim, njena nga kronikat me trishtuese te vepres eshte edhe masakra te Kisha e Grudes ku pushkatohen pernjeheresh tre te bijte e Preke Tomes Lulgjuraj, Kole Gjel Caku, Zef Miliqi dhe Losh Gjoka- kumara i Zefit. Secili nga keta burra perfaqeson nga nje histori ne vete, por ajo qe perfaqeson figura e Zef Miliqit, tek flijimi per mikun e shtepise, eshte pikerisht ajo qe kultin e mikut dhe te mikpritjes edhe Kanuni dhe e drejta zakonore e shqiptarit, e ka sanksionuar rrebtesisht, ku nder te tjera thuhet: “Shtepia e shqiptarit eshte e Zotit dhe e mikut”. Ketu shohim si vdekja eshte jete, e jeta eshte me keq vdekje. Prandaj ky lloj flijimi sado qe tipizon nje tragjedi, me shume tipizon pavdekshmeri, ndere e krenari eterne.
Ashtu sikur cfletojme dosjen e tmerreve ne njene ane, ashtu ne anen tjeter shohim se si malesori behet gjithnje e me i pamposhtur! Kete e shohim permes qendrueshmerise e stoicizmit te Dode Smajlit, nje shembull tjeter poashtu i “kultit te mikut” i cili lufton deri ne piken e fundit, kunder qindra ushtaresh e policesh malazeze, flijohet dhe nuk e dorezon mikun per te gjalle.
Kolen, te birin e Markut e te Stanes, e shohim si njeri te ri, te shkolluar, me ide te pushtuara nga propaganda e pushtetit, por shume besnik. Besa e tij do ti kushtonte shume shpejte me koke, pasi ne detyren qe kishte filluar, ishte e pamundur te zbatoje urdherat kriminal qe i vinin nga siper dhe percaktohet per shpetimin e jeteve te shokeve dhe bashkevendasve te vet, dredhi keto te cilat ia zbulojne per cka arrestohet dhe denohet me pushkatim, si armik per tradhti ndaj shtetit, te cilin pastaj do ta hedhin diku ne nje grope e per t`ia humbe eshtrat pergjithemone! Keto sequenca qe i pershkruen autori jane mjefte rrenqethese dhe tronditese. Por, pika me kulmore e vepres eshte padyshim vepra e nenes se tij Stanes, e cila pasi merr vesh per vrasjen e te birit, merr rrugen e gjate e te rrezikshme per te kerkuar gropen ne te cilen ia kishin hedhur djalin, e gjen trupin e tij ende te pazberthyer, e ndane ne dy thase, e vendose ne kale dhe ashtu naten rruges se gjate mbi 20 km, i sjelle ne shtepi, ne Triesh.
Me te arrijtur ne shtepi, shpejte e shpejte ( pershkak te frikes), Kolen e rivorrosin brenda ne dhome, nen shtratin e prinderve te tij. Pas 24 vjetesh duke bere bashkejetese me vorrin e te birit, baba Marku vdes, kurese Stana dhe familja vendosin qe ti nxjerrin ata eshtra prej nen shtratit dhe ti rivorrosin bashke me kufomen e Markut.
Nderkaq, Markun Smajlin e shohim si nje burre ne moshe, i vendosur, i urte i ngadalshem i matur dhe me shume pervoje nga jeta.
Sikurese shohim shumica e personazheve ne roman jane te karakterit pozitiv. Mirepo, sikurese, pothuaj ne cdo roman, qe perpos personazheve pozitive ka edhe asish negative, edhe ne ket liber ndeshemi me disa personazhe negative, por jo si bartesit kryesor te atij negativiteti, por si leva e sherbetor te tij, pasi kryepersonazhi me i urrejtur e negativ i ketij romani dhe i asaj kohe, eshte ai- ujku i cili atehere ne lekure te vet, e tash me lekure te qingjit gjithnje po luan te njejtin rrol, kur eshte fjala per shqiptaret. Mbas gjithe kesaj qe theksova, me duket se…, Malesi e Madhe duhet te jete pikerisht ajo qe i ka shpetuar dezintegrimeve e shperberjeve te saja nga barbarizmat, coptimet e plackitjet, pabesite, tradhtite e shumta duke filluar nga kojshite me te aferm sllav deri tek diplomacite antishqiptare te kohes, armiqet e shumte shekullore dhe perfundimisht ato te rregjimit sllavokomunist gjysemshekullor, i cili edhe sot, por me fytyre te pudrosur e makiazhi, nen logon e demokracise, po synon e punon gjithnje per te mbajte ate popull te jashte kufirit ametar ne pozite te nenshtruar e te perulur. Megjithate, ajo treve ia ka arrijte te mbetet metevertete e madhe ashtu sikur e ka edhe emrin Malesia e Madhe dhe sot e gjithmone shqiptaret si komb identifikohen permes atyre vlerave fisnike fundamentale njerzore qe kane zene fille pikerisht mbi ato male e shkembinje te rrepishem.
Megjithate, sot pashmangshem na imponohen disa pyetje per veten tone:
A thua kemi mesuar sa duhet nga e kaluara jone; a thua historia po na meson edhe ne sikurse qe thuhet se eshte “mesuesja e jetes”; a thua duhet qe pjese te saje te na perseriten sot, qe te mesojme si te ndertojme te ardhmen?! Pergjigjet do te ishin Jo! Se, te mos ishte keshtu, autori i vepres Fran Camaj ndoshta kesaj here do te kishte shkruar dicka mbi dashurine, sevdane dhe prosperitetin e malesoreve, ose eventualisht fantastike shkencore.
Cka te themi, kure edhe sot ne shekullin e XXI, disa logjika lokaliste e provincialiste, fisnore e arkaike, karieriste e te interesit, te ngulitura ne mentalitetet e malesoreve te sotem ne njenen ane dhe synimet e perhershme te pushtetarve malazez per te pase krejtesisht nen kontroll jeten tone?! Ne fakt, projektet e pushtetit per te na asimiluar e dezintegruar si element etnik, po bejne qe malesoret dhe shqiptaret nen Mal te Zi, ne vend te prosperitetit edhe per shume kohe do te merren: kush, me te mbijetuerit, kush me adaptimin jorezistent ndaj pushtetit, kush gjithnje duke rezistuar sikur lisi i vjeter, ca te tjere…kembekryq e kesulen menjane …, por gjithesesi te ndare e te percare per te zezen e vet e te miren e armikut. Mjerisht, shume pune te tij, po i bejme ne me doren dhe mendjen tone. Kjo eshte e pafalshme!
…..Para 6 vjetesh kemi qene deshmitare te faktit, se, kure eshte fjala per shqiptaret, e kami te veshtire ti kuptojme pushtetaret malazeze, kure sillen si njerez e kure si kafshe; ashtu sikurese e kam te veshtire poashtu ti kuptoj edhe disa shqipfolesa tane, kure u rrjedhe ne dej, gjak shqiptari, e kure gjak tradhtari?! Shpresoj se edhe per te sotmen do te shkruehen romane historike, por mbasi duhet te kaloje nje gjysme shekulli, atehere sigurisht jo nga ky Fran Camaj, por dikush tjeter.
Faleminderit shume, per vemendjen!