I nderuar bashkekombas,
Ju ftoj t'i bashkangjiteni kesaj fushate humanitare per te ndihmuar aktivistin dhe bashkekombasin tone nga Malesia e Madhe, zotin Shtjefen Ivezaj.
Ju mund te keni degjuar per zotin Shtjefen Ivezaj dhe Muzeun Etnografik te Malesise, themelues dhe drejtues i te cilit eshte ai vete. Ndoshta ju jeni njeni nga ata shume bashkekombas qe e njihni personalisht. Gjasat jane qe ju ka ndodhur me shume se nje here, te lexoni artikuj ose te shikoni materjale te filmuara rreth vepres se tij, te cilat here pas here jane publikuar ne mediet e shumta vendase dhe mbarekombetare. Me nje kerkim te thjeshte ne Google ose Youtube, mbase te shkruani emrin e z. Shtjefen Ivezaj, do te ju cfaqen qindra gjetje ne te cilat pasqyrohet kontributi dhe sakrifica e ketij veprimtari shume te dalluar! Nder te tjerat, Ju ndoshta jeni edhe njeni nga qindra miqet e tij virtual ne faqen Facebook, ndaj mund te keni pasë rastin ta eksploroni dhe ta shperndani akoma me shume vepren e tij!.
Megjithate, qellimi im ne kuader te kesaj fushate nuk eshte per te numeruar te gjitha arrijtjet e zotit Shtjefen Ivezaj, por ne radhe te pare per te rikujtuar bashkekombasit e mi, se ne shumicen e rasteve, krahas punes se madhe vijne sakrifica te medha, ndaj dhe ky shembull eshte pa perjashtim. Sikurese dihet, zoti Shtjefen Ivezaj eshte Ai, i cili gjate shume dekadave te shkuara ka grumbulluar nje thesar madheshtor etnokulturor prej mijra eksponateve dhe per ti strehuar ato, ruajtur e kataloguar ne menyre respektive, në mospasje te nje alternative tjeter hapsinore, e ka shnderruar ne muze, shtepine e tij familjare, te vetmen qe kishte atehere dhe sot. Me kete veprim, Ai me te shoqen e tij Gjysten kane mbetur pa asnje gjurme katrore hapsire te banueshme nga shtepia e tyre familjare.
Shume institucione formale, figura dhe personalitete te njohura nga te gjitha trojet tona etnike, e kane vleresuar larte dhe jane shprehur me admirim ndaj kesaj vepre kolosale, duke theksuar edhe mbeshtetjen imediate financiare qe i duhet ketij muzeu, e sidomos kesaj familje e cila tash 14 vjete jeton dite e nate ne hapsiren muzeale midis atyre mijra sendeve, duke privuar luksin dhe te jetuarit normal, pa pase as kushtet minimale per nje jetese dinjitoze ekonomiko-banesore, per kohen ne te cilen jetojme, kur shume njerez kane harruar pothuaj krejtesisht rrenjet e tyre te prejardhjes. Besoj qe ky eshte nje rast i papare, jo vetem ne hapsiren rajonale, por ndoshta edhe ne bote.
Dimensionet abstrakte e ketij kontributi dhe te kesaj sakrifice, shoqerise tone malesore e shqipetare, jane te pamatshme dhe nuk munden te pershkruhen me fjale.
Prandaj, kjo fushate eshte e orjentuar kryesisht qe ketyre kushteve mizore te jeteses te ketij cifti baskeshortesh, tashme te moshuar, tu jepet fund menjehere.
Edhe Une, pa dallim nga Ju, shpeshehere kam pyetur veten se cfare mund te behet per te ndihmuar kete familje ne nevoje, dhe se kam pritur qe ndokush te inicoje ndonje hap me konkret ne kete drejtim. Une, duke e ndje peshen e situates ne fjale, ne keto momente u percaktova per te te filluar kete fushate nepermjet platformes GoFundMe, si forma me e perhapur, me e lehte dhe me e sigurte per grumbullime fondesh online.
Ja, kjo eshte faqja zyrtare:
Ne vazhdim deshiroj te theksoje edhe keto:
- Ju duhet te regjistroheni per te hapur nje llogari online, ku kini mundesine te kompletoni donacionin tuaj duke perdorur karte krediti ose debiti, nga cilido vend ku ndodheni- Amerike, Europe, etj. Procesi eshte shume i shpejte dhe i thjeshte.
- Fushata nga fillimi deri ne mbarim eshte publike dhe transparente.
- Donacioni juaj do te perdoret EKSKLUZIVISHT per permiresimin e kushteve te jeteses te z. Shtjefen Ivezaj dhe te bashkeshortes se tij Gjystes.
** Gjithashtu: Realizimi teknik te kesaj fushate i kompanise GoFundMe behet ne partneritet me kompanine WePay, ku kjo e fundit ben transferten e parave deri tek perfituesi. Duke qene se perfituesi ne fjale nuk eshte shtetas amerikan, por i Republikes se Malit te Zi- nje shtet qe aktualisht nuk eshte ne listen e procesimit te pagesave te kesaj natyre, dhe se kjo fushate eshte hapur ne Shtete te Bashkuara te Amerikes, paratë e grumbulluara nuk munden te shkojne drejteperdrejte ne llogarine e z. Shtjefen Ivezaj. Ato, (sipas rregullatives ne fuqi) njeheri duhet te nxjerren nga llogaria nga ana e vete organizatorit te fushates, e pastaj ti percjellen perfituesit ne fjale. Pra, parate e grumbulluara do te nxjerren nga llogaria nga nga Une- Gjoke Gojcaj. Ato do te jene te shoqeruara me listen e donatoreve, dhe dokumentet percjellese rreth pagesave te tarifave perkatese qe marrin kompanite GoFundMe dhe WePay dhe do ti percjellen zotit Shtjefen Ivezaj, ne dore. Natyrisht qe jane menyra te ndryshme transferi, por per hire kursimi, menyra me para ne dore (cash) eshte menyra e vetme qe do tu shmangej shpenzimeve tjera shtese. Dorezimi i parave do te behet ne prani te dy personave te tjere, njeni prej te cileve do te jete avokat per te konfirmuar rregullsinë e ketij dorezim-pranimi.
Duke bere kete fushate, Ne po anticipojme qe kjo veper te dalë sa me e sukseshme dhe per kete shpresoj qe kjo te hase ne mirekuptim te plote nga te gjithe. Per kete arsye, kjo faqe duhet te shperndahet tek te gjithe miqet tuaj, nepermjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter dhe postave elektronike si E-mail dhe SMS.
Nese ne objektivin e kesaj fushate eshte shenuar kuota $35,000, kjo nuk eshte pengese qe kjo shifer te kapercehet.
Faleminderit per perkrahjen tuaj fisnike!
P.S. Rreth cfardo pyetjeje qe mund te keni ne kete ceshtje, me kontaktoni mua personalisht, ose vizitoni linkun me poshte: http://support.gofundme.com/hc/en-us
Me respekt,
Gjoke Gojcaj, Dipl.-Ing.
( Ish Mesimdhenes ne Shkollen e Mesme, Tuz, 1983-2003)
New York, USA
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

NJOFTIM PËR OPINION
Dje, në datën 26 gusht 2016, në selinë e Muzeut Etnografik të Malesise në fshatin Lekaj- Malësi e Madhe, kryetarit të këtij muzeu, z. Shtjefë Ivezaj, iu dorëzuan mjetet finansiare, të grumbulluara në kuadër të akcionit online "Help Mr. Ivezaj @Ethnomuseum Malesia", aktivitet ky i zhvilluar nga miqët dhe përkrahësit e tij, gjatë periudhës që lamë mbas, Prill-Korrik 2016.
Ashtu sikurëse ka qenë e paralajmruar që në fillim, dorëzim-pranimi i ketyre mjeteve është bërë në prani të një personi juridik, për të konstatur transparencën dhe rregullësinë e plotë të këtij procesi. Në këtë aspekt, në faturën e përpiluar nga avokati Kole Camaj, me nënshkrimin e tij zyrtar, konstatohet se z. Shtjefen Ivezaj- përfituesit te këtyre fondeve, iu dorëzuan (në dorë) $9,142, nga Gjokë Gojçaj, organizator i fushatës në fjalë.

Shuma totale e mjeteve të grumbulluara në kuadër të kësaj fushate ka qenë gjithësejtë $9,850 dhe se ndryshimi në quotën prej $708 paraqet sasinë totale të tarifave të aplikuara nga dy kompanitë partnere, Gofundme dhe WePay, per ç'gjë është bërë fjalë që në fillim.
Në linkun më sa vijon, kini mundesinë të vizitoni faqen elektronike, e cila mbetet edhe më tej në dispozicionin tuaj, per tu informuar më gjerësisht me zhvillimin e fushatës ne fjalë.
Unë, në cilësinë e organizatorit të këtij akcioni, dëshiroj që në mbyllje të këtij projekti, të falenderoj ngrohtësisht, edhe një herë, secilin prej mbeshtetësve dhe ndihmësve të vërtetë, të cilët, falë ndërgjegjes së tyre të lartë, me dhurimet e veta i kontribuan qëllimit dhe misionit të këtij projekti të përbashkët.
Njëkohësisht, falenderoj edhe avokatin Kole Camaj për ndihmesën e duhur juridike.

...Ndrërsa përfituesit të këtyre fondeve, z. Shtjefën Ivezaj, në emrin tim dhe të të gjithë donatorëve gjegjës, i urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të mbarë në krye te Muzeumit në fjalë, themeluar dhe drejtuar prej tij.
Urojmë që këto mjete modeste nga ne, të rezultojnë në synimin tonë parësor- përmirësimin e kushteve aq shumë të nevojshme ekonomiko-banesore, rrjedhojë e veprës dhe sakrificës së pashoqe të z. Shtjefën Ivezaj me të shoqen Gjysten, në sherbim të karakterit të ketij muzeumi, e te mbarë Malesise, dhe me gjere.

Gjokë Gojçaj
27 gusht 2016
Helmicë- Malësi e Madhe
27 gusht 2016
Helmicë- Malësi e Madhe