Sunday, May 29, 2016

MALESORET NE NY GRUMBULLUAN MBI 85 MIJE DOLLARE PER SHTEPINE FUNERALE NE VENDLINDJE

MALËSORËT  NË NEW YORK GRUMBULLUAN MBI 85 MIJË DOLLARË PËR SHTËPINË FUNERALE NË VENDLINDJE

(Informata)

Dje me 19 Prill 2015, ne nje nga lokalet e Royal Regency Hotel ne Yonkers, NY, nen organizimin e Shoqates Malesia e Madhe, shoqate kjo me seli  ne New York, u mbajt nje tubim i gjere fondmbledhes per finansimin e ndertimit shtepise funerale ne vendlindje, me lokacion ne fshatin Vuksanlekaj- Tuz, Malesi e Madhe. Ju kujtoj se nje tubim i ngjajshem me kete u mbajte para disa ditesh edhe ne Detroit, ku malesoret e komunitetit te atjeshem grumbulluan mbi 60 mije dollare, akcion ky qe mbetet i hapur edhe me tej.

Malesoret e Nju Jorkut (ata qe moren pjese...), brenda tri oresh  grumbulluan mbi 85 mije dollare, ndonese ky numer ka gjasa te rritet, mbase ne kete tubim nuk moren pjese (per shkaqe te ndryshme) edhe nje numer i konsideruar familjesh dhe disa emra donatoresh qe kane histori kontributesh me numra (nominalisht) te medhenj, te cilet besohet se ne ditet qe vijojne mund tu bashkangjiten bashvendasve te vet, edhe nga fakti se ky akcion mbetet i hapur. Poashtu edhe  nje komision perkates eshte ne veprim per ti kontaktuar te gjithe malsoret, qe kjo veper te fitoje kuptimn e vet sa ma te plote dhe sa me representues per gjithe treven e Malesise.
-----------

(Aspekte kritike)

Njohesit e komunitetit dhe rrethanave qe e shoqerojne ate ketu ne SHBA, e sidomos atje ne vendlindje, nuk mundet ti shpetoje pa perceptuar edhe nje fenomen i lig, te cilit i ka kontribuar me se shumti pushteti i atjeshem malazez, me ndihmen e,  pak a shume edhe te disa lidereve te politikes lokale. Nje ndarje jonatyrore dhe "me vizore" te bie ne sy ne kete tubim, qe vetem per naivin mund te duket koincidence e rastesishme. Por, edhe kjo do te kaloje sepse njerzit nuk kane ku te shkojne, por te vetedijsohen perdite dhe te kuptojne se te ardhmen tone   sikur shqipetare e malesore qe jemi, ose vetem sikur njerez,  duhet ta menaxhojme na vete dhe te bashkuar! Alternative nuk ka.
Shtepia funerale ne fjale do te punohet per nevojat e gjithe treves se Malesise, per te gjithe malesoret qe ne kete  objekt  duan te mbajne sherbimet funerale, pa dallime fisnore, krahinore, fetare, politike e marrezira tjera, qe nuk mungojne!
Objekti do te jete objekt neutral pa karakteristika religjioze dhe frika se mund ti jepen atribute fetare, nuk ka vend, aspak!
Kohrat per te ruajtur te vdekurit neper shtepia duke pire duhan,  raki e kafe gjithe naten, e nganjehere edhe duke "care drrasa" (varesisht nga rasti)... kane mbaruar. Shekulli i sotem nuk i duron keto me. Kohrat per te nxjerrur kufomen ne livadh, ne are, ne zabel e ambiente te hapura, nen qiellin here me shi e here me bore, e ne balte deri ne gju, ose here me ere e stuhi, ose diellin si pisha...., kane marre fund pergjithemone. I mbeten te kalueres dhe mesjetes. Atehere nuk eshte munde ndryshe. Por sot duhet patjeter te mundet ndryshe. Dinjiteti eshte gjeja me e kushtuar ne kete bote. I vdekuri duhet te percillet ne menyre dinjitoze dhe pike.
Per kete objekt kemi nevoje te gjithe. Per kete objekt ka nevoje gjithe Malesia, sepse eshte i pari i kesaj natyre. Per kete objekt kane nevoje te krishteret, myslimanet, fetaret e jofetaret. Te gjithe vdesin dhe te gjithe meritojne te percillen ne menyre dinjitoze. Uroj qe ne te ardhmen e shpejte  jo vetem te kryejme sherbesat funerale ne te njejtin objekt, por edhe te varrosemi ne te njejtat vorreza. JEMI NJE.

Gjoke Gojcaj
20 Prill 2016
New York