Sunday, May 29, 2016

NE SHENJE PERKUJTIMI NË NJEZETVJETORIN E VDEKJES

1. Nje dite, po udhetonim me veture nga Tuzi per ne Podgorice, me shpejtesi paksa te tejkaluar, mjaft sa per te fituar nje gjobe. Pak pa arrijtur te Cemi na ndaloi policia.
Zdravo- na pershendeti njeni sish dhe me kerkoi dokumentat.
Ia dhash pa vonese.
Mbasi e shikoi dokumentacionin, na pyeti:
Šta imate pozadi? (kishte fjalen per bagazhin)
Guzicu, nego šta! ( çka tjeter pos bythen) - ia kthen baba im, pa më lanë kohe, mua, per te marr fjalen sikur shoferi i vetures! Atehere une thash me veti: tash na mori dreqi te dyve!
Polici nuk u durua pa qeshe dhe na ktheu dokumentat mbrapa tue na thane:
Ajde djavo vas ponio..., idite! (Ajde ikni, dreqi u marrte)
Ikem te kenaqur qe nuk na gjobiti.

2. Kur e bleu mullinin e gurit me rryme elektrike, (i pari ne ato treva), fillimisht nuk ia dinte mire "marifetet" dhe posa donte ta ndezete, e digjte siguresen. Po ate vit ishin elektrifikuar fshatrat e Hotit dhe askush nuk kishte ndonje dijeni te madhe mbi elektricitetin.
Secilen sigurese qe e nderronte tek sahati elektrik, e digjte menjehere.
Nuk e dinte se mullinit i duhej sigurese 20 A, me e qendrueshme.
Ne katund ishte perhape fjala se Nikolle Zefit nuk po i sjellet mullini, madje njeni, ne nje shoqeri punetoresh ne Helmice, ia kishte edhe kenduar disa vargje
te marrura nga nje kenge humoristike te nje rasti shume me te hershem ( ..... Gurreci) dhe e kishte zevendsuar me emrin e babes tim!

"Nikolle Zefi krye purrini,
Çka mendon se te blua mullini,
Tane Helmica me përmierr,
Nuk ta bajne nje here me e siell".

Babes (Nikolles) i kishte shkua fjala per kete kendim dhe pret momentin....
Mbas dy-tri ditesh kishte shkuar ne shitoren ku e kishte ble mullinin ne Podgorice dhe u kishte ankuar punen e mullinit. Mbasi ishin sqaruar, i kishin thane qe vetem e don siguresen elektrike me te fuqishme dhe asgje tjeter. Atehere bleu ma shume siguresa dhe u kthye ne shtepi. Veproi ashtu si e keshilluan te shitores dhe mullini u vu ne pune per bukuri. Blou ate dite gjithe diten grune e kollomoq, per familje e per bageti.

Te mbasnesermen po vjen ai burri qe para pak ditesh ia kishte perqeshur mullinin, me kale per dore dhe te ngarkuar me dy thase me kollomoq, per ta bluar per buke.
Nikolle, e pruna keta kollomoq e ma bluaj mire se e dua per buke, e merr hak sa te duash- i drejtohet babes tim.
Po, ta bluaj si te kesh qejf, more burre, por,  jo perpa i bashkua nja dy bidona (kanistera) shurre ne katund tand..., per me e sjelle gurin, nuk ta bluaj, jo! A more vesh- ia kthen baba im.
Pooooooo- u pergjegj "kangatari".

3. Kur shkonte Nikolla (ashtu e thirrnim) ne pazarin e bagetive per te ble thite, ose vetem per te pa cmimin e tyre, e drejtonte gishtin nga derrkuci dhe e pyeste shitesin:
Koliko košta taj Milošević ( sa kushton ai Millosheviq)
Pa pazi čoveče šta pričaš....., Milošević je naš predsednik ( kujdes o burre, çka po flet, Millosheviqi ashte kryetari yne)
...Por, alltinë e mbante ne brez!

--------
E fillova me keto momente humoristike per ta kujtuar baben tone, Nikolle Zefi, i cili ne kete 12 Gusht, njezet vjete me pare, kje nda nga kjo jete, ne moshen 70 vjeçare.

Te mos i permend te tjerat, por vetem rastet kur Ti babë luftojshe me stuhite e natyres dhe me eren e terbuar, here te veriut e her te shirokut, qe te dukej sikur shtepia jote dhe e jona ua kishte zane rrugen..., u dukshe sikur nje perendi ne vete!
Edhe gjithe mbrojtjen e kishim ne ty,
Edhe ma vone, e jo vetem kur ishim femi.

Pushofsh ne paqe!
(Marrë nga Facebook)