Thursday, August 30, 2012

SHQIPTARET E AMERIKES, JO SHQIPTARO-AMERIKANET





SHQIPTARET E AMERIKES, JO SHQIPTARO-AMERIKANET!

Se sa eshte numri i shqiptareve qe aktualisht jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nuk dihet saktesisht, por nje studim qeveritar i vitit 2008 vlereson se ne kete vend jetojne mbi 400,000 shqiptare. Thuhet se shqiptari i pare qe emigroi ne SHBA qe Kole Kristofori i cili u vendos ne Boston ne vitin 1880. Prej atehere shqiptaret kane vazhduar te emigrojne ne kete vend neper periudha te ndryshme, por shumica u vendosen ketu pas luftes se dyte botrore. Nje fushate tjeter emigrimi masiv ka qene ajo e fundit te viteve te 60-ta dhe tjetra e radhes pas ramjes sesistemeve totalitare, tue fillue nga viti 1990. Sot, komuniteti shqiptar i Amerikes, eshte nder komunitetet me te vogla dhe me te reja, megjithese aktualisht mund te jete gjenerata e trete dhe e katerte qe jane lindur ketu e qe natyrishte mbajne shtetesine Amerikane. Nderkaq, nje numer jo i vogel i emigranteve shqiptare, sidomos i ketyre dekadave me te fundit, ende e kane te pazgjidhur statusin e tyre rezidencial. Sidoqofte, te gjithe jane puntore te medhenje, mbajne familjet e veta, jo vetem ketu ne SHBA, por edhe ne vendlindje. E duan dhe e admirojne Ameriken dhe e perjetojne ate si atedhe te tyre te dyte. Ne fakt, shqiptaret jane proamerikane te medhenje dhe sot ne epoken e globalizmit, kur bota po behet gjithnje e me e "vogel" dhe me prane ne saje te komunikimeve e lidhjeve dinamike brenda saj, te jetosh ne SHBA nuk eshte me nje ndjenje e kurbetit dhe bredhjes rrugave te botes, sikur ishte ne shekullin 19 dhe fillimit te shekullit 20, sikurse shohim edhe ne frymezimin e Ate Gjergj Fishtes tek poezia " Lamtumire".