Thursday, October 11, 2012

PËR FAQE TË ZEZË, O PARTITË TONA SHQIPTARE

PER FAQE TE ZEZE, O PARTITE TONA SHQIPTARE!!!

-Me rastin e fushates parazgjedhore ne Mal te Zi per zgjedhjet parlamentare te dates 14 Tetor 2012 -

Perkunder thirrjeve te panumerta per unitet, partite tona vazhduan me avazin e tyre te vjeter!

Keta "burra" qe nuk pat kush ti beje bashke me vellaznit e vet te nje gjaku, te nje gjuhe, te nje tradite, nje historie, te nje fati..., e te ishte fati, edhe te nje qellimi...., cka meritojne o vellezer e motra shqiptare?!

Thursday, August 30, 2012

SHQIPTARET E AMERIKES, JO SHQIPTARO-AMERIKANET





SHQIPTARET E AMERIKES, JO SHQIPTARO-AMERIKANET!

Se sa eshte numri i shqiptareve qe aktualisht jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nuk dihet saktesisht, por nje studim qeveritar i vitit 2008 vlereson se ne kete vend jetojne mbi 400,000 shqiptare. Thuhet se shqiptari i pare qe emigroi ne SHBA qe Kole Kristofori i cili u vendos ne Boston ne vitin 1880. Prej atehere shqiptaret kane vazhduar te emigrojne ne kete vend neper periudha te ndryshme, por shumica u vendosen ketu pas luftes se dyte botrore. Nje fushate tjeter emigrimi masiv ka qene ajo e fundit te viteve te 60-ta dhe tjetra e radhes pas ramjes sesistemeve totalitare, tue fillue nga viti 1990. Sot, komuniteti shqiptar i Amerikes, eshte nder komunitetet me te vogla dhe me te reja, megjithese aktualisht mund te jete gjenerata e trete dhe e katerte qe jane lindur ketu e qe natyrishte mbajne shtetesine Amerikane. Nderkaq, nje numer jo i vogel i emigranteve shqiptare, sidomos i ketyre dekadave me te fundit, ende e kane te pazgjidhur statusin e tyre rezidencial. Sidoqofte, te gjithe jane puntore te medhenje, mbajne familjet e veta, jo vetem ketu ne SHBA, por edhe ne vendlindje. E duan dhe e admirojne Ameriken dhe e perjetojne ate si atedhe te tyre te dyte. Ne fakt, shqiptaret jane proamerikane te medhenje dhe sot ne epoken e globalizmit, kur bota po behet gjithnje e me e "vogel" dhe me prane ne saje te komunikimeve e lidhjeve dinamike brenda saj, te jetosh ne SHBA nuk eshte me nje ndjenje e kurbetit dhe bredhjes rrugave te botes, sikur ishte ne shekullin 19 dhe fillimit te shekullit 20, sikurse shohim edhe ne frymezimin e Ate Gjergj Fishtes tek poezia " Lamtumire".

Monday, June 18, 2012

Ne New York u shenua 101- Vjetori i Kryengritjes Antiosmane te Malesise se Madhe

Ne New York u shenua 101-Vjetori i Kryengritjes se Malesise se Madhe

Me daten 31 Mars 2012 komuniteti shqiptar ne New York shenoi, tashme tradicionalisht, Kryengritjen e Malesise se Madhe te vitit 1911, e cila ne historine tone kombetare njihet si ngjarja qe shenoi pagezimin  e pavaresise se Shqiperise te vitit 1912.
Edhe sivjet, organizator i manifestimit ishin Shoqata "Dede Gjo Luli" dhe Fondi Humanitar "Malesia" nga NY. Folesi kryesor i mbremjes ishte z. Frank Shkreli, kurse
moderatore e mbremjes zonjusha Linda Gojcaj.




Me gjeresisht nga raporti i gazetarit Beqir Sina ne linkun e meposhtem:


Kliko ketu!

Rreth peticionit per komunen e Malesise ne Change.Org



Jane te kota kushtetutat, jane te pavlefshme kartat e lirive njerzore, jane te pakuptimta standardet nderkombetare te demokracise…., kur perball tyre gjendesh injorant dhe i prirur per nenshtrim.

Sunday, June 17, 2012

Nga promovimi i romanit " Doja e Tmerrit" i autorit Fran Camaj

Gjoke Gojcaj,

Me 15 janar 2012 ne Kishen e Shen Palit  ne Michigen, u be perurimi i romanit "Dosja e Tmerrit", roman  ky me i riu  i autorit Fran Camaj.
Organizatori i manifestimit ishte Shoqata "Malesia e Madhe" nga Detroiti, ndersa folesit e rastit: Zef Pergega dhe Gjoke Gojcaj.
Ne vijim ndiqni veshtrimin tim.
Kliko ketu!

Saturday, June 16, 2012

Ore perkujtimore per Akademik Tome Berisha

Me 14 Prill 2012,  ne New York u mbajte  ore perkujtimore per te ndierin- akademikun  dhe gjeneralin e UCK-se Tome Berisha, organizuar nga Shoqata "Dede Gjo Luli" dhe Fondi Humanitar " Malesia" nga NY.
Tubimin e drejtoi Gjoke Gojcaj.




Me gjeresisht... Kliko ketu!

Friday, June 15, 2012

HELMICA (Endrrat gjithehere me cojne ne kete vend)


  Ky  fshat perpara nje shekulli ka numeruar rreth  rreth 30 familje. Por, migrimet sistematike te cilat gjithnje vazhdojne edhe sot,  kane bere qe Helmica te duket sot si nje vend pothuajse gati i shprazet!
 Pjesa me e madhe e popullates jane shperngule ne SHBA ne mbarim te viteve te 60-ta te shekullit te kaluar dhe vetem disa familje kane migruar ne Tuz dhe rrethina..., per te kerkuar jete me te mire e me te sigurte. Pas mbetjes se Traboinit nen Mal te zi,  disa familje jane shperngule  pergjithmone ne Shqiperi- ne Hot te Ri, afer Shkodres. Poashtu disa nga te shperngulurit e asaj kohe jetojne sot edhe ne Mamurras.
Gjate sundimit osman, kur ishte rendi i bajraktareve neper malet e Shqiperise,  bjaraktari i Traboinit ishte Smajl Mustafa Gojcaj, i cili para nje shekulli  u shperngul nga Hoti  dhe u vendos ne Prizren, ku jetojne edhe sot pasardhesit e tij- familja e Gjon Bajraktarit ( Gjon Smajli).
Sa i takon perkatesise farefisnore, ne Helmice kane jetuar ose  jetojne pjestare te ketyre vellazenive: Gojcaj, Camaj, Dushaj dhe Gjelaj.