Jane te kota kushtetutat, jane te pavlefshme kartat e lirive njerzore, jane te pakuptimta standardet nderkombetare te demokracise…., kur perball tyre gjendesh injorant dhe i prirur per nenshtrim.
Kushtetuta e Malit te Zi, në parim nuk eshte kushtetute e keqe, sepse as qe i lejohet te jete ashtu, ne kohen kur ky vend po aspiron per integrime euroatlantike dhe europerendimore. Ajo ( kushtetuta) njeh nder te tjera edhe themelimin e komunave te reja.
Shqiperia, mundet te ndihmoje dhe ka obligim te perkrahe kerkesat e drejta te shqiptareve jashte shtetit ame. Kosova, edhe kjo tashme ka mundesi te medha per te ndihmuar dhe perkrahur kerkesat e pjeseve tjera te shqiptareve…, sikurse ne Mal te Zi, etj. Amerika, tashme eshte nje mik bindes i shqiptareve dhe nje mbrojtes i ceshtjes se drejte te tyre. Pjesa me e madhe dhe pjesa me peshe me te madhe specifike nga shtetet europjane, jane poashtu miqe dhe perkrahes te ceshtjes se drejte te shqiptareve. Rreth e perqark…, kane ndodhur ndryshime epokale, te pabesueshme dhe per shume njerez, te paimagjinueshme, te cilat provojne se asgje nuk eshte tabu dhe se cdo gje eshte e mundur, nese di ti qasesh seriozisht. Pse nuk jane te mundura edhe te “voglat”, atehere?! Kur ke perpara veti gjithe kete bollek faktoresh dhe prane ketij realiteti nuk ke nje plan serioz per te realizuar nje ceshtje te “rendomte” qytetarie, Une nuk shoh adrese tjeter ne te cilen mund te hedhet faji, pervec te veten! Komuna eshte nje ceshtje qe i takon cdo qytetari te Malesise dhe mbase eshte keshtu, a mundet te fitohet ajo nese ne ate province pikepamjet e njerzeve rreth saj jane te ndara ne ( figurativisht) "tri epoka historike":
I. Ata qe duan komunen menjehere dhe le te jete epoka e tashme.
II. . Ata qe nuk duan komune fare dhe le te jete nje epoke e padefinuar ne hapsire dhe kohe.
III. Ata qe thone eshte teper heret per komune te plote, mbase nuk jane pjeke kushtet. Le te jete kjo epoka e ardhmerise liberaliste ku nuk kerkohet kurrefare llogari per te kaluaren.
A eshte kjo gjendje normale ne nje shoqeri qe ka perpara syve te vet gjithe ate bollek faktoresh qe permenda me pare, te cilet mund te punonin per te?! Une them qe jo! Perse Mali i Zi duket kaq i superfuqishem ne kete ceshtje dhe tjerat te ngjajshme me keto?! A thua sepse Ai metevertete eshte shtet i superfuqishem, apo sepse shqiptaret atje jane qytetare super te dobet.?!
Merreni me mend sa skandaloze jane idete e njerzeve bashkekohore:
- ” Nuk duam komune…, ne kemi Podgoricen komune dhe pike”- thone te "antimaterjes",
- ” Malesia nuk i ploteson kushtet ende per te qene komune dhe duhet te presim…”- thone disa te tjere te cilet jane ne pritje edhe te disa plane e ndryshimeve te tjera…
- ” Nuk duam komune sepse do te dominoje faktori katolik”- thone ata me te semuret.
- ” Trieshi dhe Koja fillimisht nuk do te gravitonin ne Komunen ne fjale, por ma vone do tu jipej e drejta te deklaroheshin me referendum - thoshte nje lider i departamentit te perfitimeve personale,
- ” Na jemi te maruam dhe nuk na duhet gja komuna…..”- thone disa te maruam,
- ” Komuna do te jepet, s'ka cajre…, sepse na ka premtuar MiDHo Gjukanoviqi…”- thone disa intelektual te rastit, (Millo....),
- “Ne e kemi kerkuar Komunen me qindra here…”- thote njena parti ose tjetra; njeni lider ose tjetri dhe keto deklarata nuk jane ne kundershtim me asosh qe ndegjohen neper rruge, kafene, etj, qe tregon per unitetin e mendimeve dhe metodave te punes.
Tani, kemi perpara nesh edhe nje mundesi tjeter- peticionin elektronik permes Change.org, i cili me duket me i standardizuari nga te gjitha format e veprimit te deritashem ne kete lami, qe ia vlen ta konzumojme paksa me seriozisht. Me kete mundesi sherbehen ne tere bote, kur duan te provojne te realizojne nje kerkese te tyre, mbase eshte fjala per ligjin e numrrave te medhenje. Nuk pres qe kjo forme te zgjidhe ceshtjen ne fjale, por le te provohet dhe le te behen sa me shume nenshkrime. Ndoshta pastaj politikanet tone do te kujtohen qe e kane per detyre te bejne punen e vet, e populli te veten!
Nese ne nje veture udhetojne 5 shofera, vetura nuk duhet te kete poashtu 5 timona, apo jo?!!
Pergjegjesia eshte mbi timonjerin. Pergjegjesia eshte mbi ata qe po i prijne popullit. Kjo eshte unike per tere boten. Pse jo edhe per rrethanat tona ne Malesi?!
Komuna, sa duket nje ceshtje administrative dhe ekonomike per shoqerite normale, aq me teper eshte ceshtje politike per shoqerite e semura. Mali i Zi eshte nje shoqeri e semure kronikisht..... dhe sic shohim nuk eshte i vullnetit per te zhvilluar viset ku jetojne shqiptaret! Ndoshta ne vizionin e kesaj shoqerie nuk shihen keto troje pergjithmone nen harten e shtetit te saj dhe kjo do te ishte nje vizion i mencur edhe per te mos investuar e perparuar ate pjese te huaj. Ka mundesi nga mosnjohja e mire e politikes, ne po shpenzojme enrgji te kote! (ironike).
Megjithate, nese keto troje do te vazhdojne te mbesin gjithnje nen vendimet e Konferences se Londres, njerzit atje u duhet te ndryshojne shumcka, e politikanet tane gjithcka! Nese vertetohet qe percarja eshte me e forte se uniteti, grimca me e madhe se teresia dhe dissonanca me e bukur se harmonia, atehere le te vazhdohet keshtu, se eshte e qelluar!
http://www.change.org/