Friday, January 10, 2014

MON DAIA





MON DAIA
(Modelit te politikanit mashtrues e te korruptuar ekonomikisht e politikisht)

Na i shkoi mendja Mon Daise,
Me iu ba djallit argat
Tuj djerrue me grate e shpise,
Si me gjete nje pune rahat.

Thursday, January 2, 2014

NË VEND TË URIMIT PËR VITIN E RI 2014




NJE HISTORI E SHKURTE E VITIT TE RI DHE KALENDARIT...
Fillimet e shenimit te vitit te ri datojne qysh para 4000 vjetesh, ne Mesopotamine e lashte. Si fillimi i vitit te ri asokohe eshte marrur ekuinoksi pranveror, perkatesisht data e fillimit te pranveres.
nderkaq egjyptianet, fenikasit, persianet, dhe greket e merrnin si fillim te vitit, solsticin dimeror, perkatesisht daten e fillimit te dimrit.

Me kalimin e kohes, ne vitin 153 B.C. ( para Krishtit) ne perandorine romake, si fillim i vitit te ri vendoset data 1 mars (kalendari romak), prandaj edhe emri shtatori na del si muaji i shtate, tetori i tete, nentori i nete dhe dhjetori i dhjete. Ne vazhden e permiresimit dhe kompletimit te kalendarit, shtohen edhe muaji janar dhe shkurt. Keshtu, viti fillon me 1 mars, ndersa mbaron ne fund te shkurtit- february.
Jul Cezari ne vitin 46 B.C., ne vazhden e permiresimit te kalendarit e c`vendose fillimin e vitit te ri nga 1 marsi, ne daten 1 janar. Ky kalendar quhet Kalendari Julian dhe bazohet ne elementet diellore, i njohur keshtu si kalendar diellor,i cili ishte permiresim i kalendarit henor apo lunar, qe nuk ishte i sakte dhe kishte nje gabim te madh periodik te grumbulluar.