Thursday, January 2, 2014

NË VEND TË URIMIT PËR VITIN E RI 2014




NJE HISTORI E SHKURTE E VITIT TE RI DHE KALENDARIT...
Fillimet e shenimit te vitit te ri datojne qysh para 4000 vjetesh, ne Mesopotamine e lashte. Si fillimi i vitit te ri asokohe eshte marrur ekuinoksi pranveror, perkatesisht data e fillimit te pranveres.
nderkaq egjyptianet, fenikasit, persianet, dhe greket e merrnin si fillim te vitit, solsticin dimeror, perkatesisht daten e fillimit te dimrit.

Me kalimin e kohes, ne vitin 153 B.C. ( para Krishtit) ne perandorine romake, si fillim i vitit te ri vendoset data 1 mars (kalendari romak), prandaj edhe emri shtatori na del si muaji i shtate, tetori i tete, nentori i nete dhe dhjetori i dhjete. Ne vazhden e permiresimit dhe kompletimit te kalendarit, shtohen edhe muaji janar dhe shkurt. Keshtu, viti fillon me 1 mars, ndersa mbaron ne fund te shkurtit- february.
Jul Cezari ne vitin 46 B.C., ne vazhden e permiresimit te kalendarit e c`vendose fillimin e vitit te ri nga 1 marsi, ne daten 1 janar. Ky kalendar quhet Kalendari Julian dhe bazohet ne elementet diellore, i njohur keshtu si kalendar diellor,i cili ishte permiresim i kalendarit henor apo lunar, qe nuk ishte i sakte dhe kishte nje gabim te madh periodik te grumbulluar. Me kalendarin julian, data 1 janar behet data e fillimit te vitit.

Gjate mesjetes, ne vendet kristjane festimi i vitit te ri konsiderohej si paganizem dhe antikristianizem. Keshtu ne vitin 567 ne Koncilin e Tours, data 1 Janar largohet nga kalendari si date e fillimit te vitit te ri, keshtu qe 25 dhjetori (Krishtlindja) behet date e fillimit te vitit ne shume vende, nderkaq ne disa vende tjera europjane vazhdon te konsiderohet gjithnje 1 Marsi si moment i fillimvitit.

Ne vitin 1582 Papa Gregori XIII e kthen perseri 1 janarin si date zyrtare e fillimit te vitit dhe njekohesisht ben permiresimin e kalendarit julian duke eliminuar gabimin periodik te grumbulluar prej 10 ditesh dhe nga data 4 tetor, te nesermen kalohet ne daten 15 tetor. Kete kalendar e aprovojne menjehere pothuaj te gjitha shtetet katolike te Europes, nderkaq disa shtete protestante e aprovojne me vonese. Sot, gabimi periodik eshte ngritut ne 13 dite kurse ne vitin 2100 do te jete 14 dite. kjo do te thote se vendet te cilat kremtojne festat e tyre sipas kalendarit julian, kane nje diference kohore nga ai gregorijan, prej 13 ditesh. Keshtu per kishen ortodokse ruse, serbe, maqedone, izraelite, fillimi i vitit te ri bie 13 dite pas vitit te ri zyrtar gregorian, pra ne naten e 13 janarit.

Nderkaq, kalendari henor apo lunar i cili bazohet ne nderrimet hanore, ka sherbyer per orjentimin kalendarik ne kulturen islame, i njohur si kalendari islam, qe poashtu nuk eshte i sakte. Meqe viti sipas ketij kalendari ka 12 muaj henor, sipas kesaj del se viti ka 354 dite (12 x29.5) perkatesisht 11 dite me pak sesa viti astronomik- diellor. Sipas ketij kalendari, viti i ri c`vendoset per cdo vit nga 11 dite me heret, keshtu qe pas 33 vitesh, ai bie ne te njejten date. Pra, per 33 vite kalendarike, gabimi i grumbulluar periodik eshte 1 vit i plote. Nderkaq tek kalendari georgiajan, pas korrekcioneve perkatese, gabimi periodik eshte minimizuar dhe cfaqet pas 3225 vjetesh per 1 dite. Por, sikurse shihet as ky nuk eshte nje kalendar apsolutisht i pagabueshem.
Kalendari islam fillon me vitin 622 ( Julian) dhe shenon vtin 1, vitin e kalimit te profetit Muhamed, nga Meka ne Medine, i njohur si Viti i Hixhrit.
Keshtu viti i fundit i ri sipas kalendarit islam ka filluar me daten 3 Nentor ( viti 1435 AH) dhe vazhdon deri me 23 Tetor te vitit 2014. Praktikisht, viti i ri sipas ketij kalendari ka kaluar , ndersa tjetri i radhes eshte ne muajin tetor te vitit qe po hyjme.

Tani per fund me mebetet vetem te ju uroj gezuar vitin 2014, qe te ju sjelle me shume te mira e suksese, me shume gezim e me shume caste te lumtura, per te cilat te gjithe kemi nevoje!
Gezuar!