Sunday, May 29, 2016

RRETH TRASHEGIMTARËVE TË DEDË GJON LULIT

Sa eshte i sakte konstatimi se Dede Gjon Luli u shua  i tëri me gjithe farë, nga fakti se dy djemet e tij qe pat- Kola dhe Gjergji, u vrane  pa lane mbas vetes as djale as vajze?

Sikur duket, harrojme se Deda kishte edhe dy vajza- Naren dhe Merine, te cilat trashegojne poaq gjak nga prinderit sa edhe Kola e Gjergji!
Te dyjat kane qene te martuara ne Triesh. Narja ishte e martuar me Galao Smajlin, kurse Meria me Ujkë Mirash Gjoken.

Edhe per Naren e dihet qe ka lane pasardhes, edhe per Merine, dihet qe ka lane pasardhes.
Ata jane nipat dhe mbesat e Dede Gjo Lulit.

Tani, kush mundet te jete Ai te del me i aferm biologjikisht me Dede Gjo Lulin sesa nipat e mbesat e tij nga te bijat?!
E kam parasysh faktin se na shqiptaret (jo te gjithe) konsiderojme vetem vijen mashkullore ne te drejten trashegimore tradicionale, ndersa vijen femerore e trajtojme pak a shume sikurse qe bejne talibanet...!
... Sepse, ajo cfare eshte referente tek vija mashkullore qe lidhe te sotmit me Dede Gjo Lulin, eshte i vetmi piketakim nepermjet Lulit- gjyshit te Dedes (njeni krah) dhe Doçit- babegjyshit te Dedes (krahu tjeter).

Uroj qe ti vejme gishtin kokes perpara se te shprehemi "talibanisht" se Dede Gjon Lulit iu pat shua fara!

Raste si ky, mund te jene dhe jane edhe te tjera, ndaj eshte e logjikshme qe nga kendi i shekullit ne te cilin jetojme, te korrigjojme te kuptuatit e detitashem!

Gjoke Gojcaj
4 Janar 2016, New York