E Para.
Pohimi i ministrit te pakicave nacionale te qeverise malazeze, Numanoviq, i pat irrituar per se tepermi shqiptaret e atjeshem…, se me ligjin e ri nuk do te munden ta perdorin flamurin kombetar ne dasmat e tyre! Mirepo, pas nje sqarimi qe doli ne vijim nga e njejta ministri, se shqiptaret do te munden ta perdorin lirshem flamurin e tyre neper dasmat e veta, shqiptaret, duket se tani jane relaksuar dhe po marrin fryme lirisht!. Metevertete, do te kishte qene nje shkelje e rende e te drejtave te tyre…, mbase dasmat jane nje ceshtje shume shpirtnore dhe teper te ndieshme nese ne to nuk te lejohet te ndihesh i gezuar plotesisht!!!
Ne fakt, fjala eshte per nje ligj te ri qe pritet te aprovohet ne parlament, qe duhet te jete ne perputhje me dokumentat e BE-se, te cilit Mali i Zi, edhe te donte..., nuk ka kah ti ike!.
Nga ky ligj, jo se do te perfitojne vetem shqiptaret, por edhe grupet me te vogla nacionale e etnike, si vllehet, romet, jevgjit, etj.Tani, sigurisht dalin lidere shqiptare qe participojne ne qeveri e te thone se "ja kjo eshte deshmi qe jemi pozicionuar drejte e se po punojme me perkushtim qe shqiptaret te gezojne te drejtat…"!!! (komenti im)
Por, cka eshte e gjithe kjo?!
Eshte vetem AUTOMATIZMI EUROPJAN qe u garanton te drejta te njellojta ne nivel te BE-se, si per shqiptaret ("qe po bejne pune te medha tash 24 vjete"), si per magjupet, jevgjit, romet, etj…qe "nuk po bejne asgje"!
E dyta.
Partite shqiptarte gjenden perpara nje oferte tjeter te pushtetit lidhur me statusin e komunes per treven e Maslesise, e cila, sa me shume qe Malit te Zi i afrohen datat per te aprovuar standardet europjane, aq me shume duket e zbukuruar e atraktive per njerezit qe kenaqen me pak dhe ata qe munden te funkcionojne edhe me gjysme dinjiteti!
Ne linkun e meposhtem shtjellohet sesi treva e Malesise me oferten e re do te kete nje status te komunes me kapacitet te plote, por do te egzistoje nje lidhje formale me Podgoricen…, per situatat emergjente e te jashte zakonshme qe sipas elokuences politike dhe probabilitetit politik munden te ndodhin, por ne realitetin malesor ato situata munden te krijohen sa here te doje pushteti qendror dhe kozmetika demokratike te mos prishet asnje grime!
Tani, a thua valle kemi gjithnje ne Malesi parti politike me atribute nacionale e asi lideresh, (per dimenzionet e vendit) te cilet nuk e shohin kete rrezik te pashmangshem?! Cilat jane intereset e tyre qe te kene gjithnje nje kerthize te paprere me Podgoricen, kur dihet se edhe foshnjes pasi qe linde i prehet kerthiza?! Cfare lidhjeje eshte ajo (nga mbrapa) me kryeqytetin qe i duhet detyrimisht Malesise se Madhe e nuk i duhet asnje qyeteti e asnje komune tjeter? A nuk eshte indikative kjo gje, a nuk "shihet i tere gomari, nese ia sheh vetem majat e vesheve" kesaj oferte?! A duhet edhe njerezit e zakonshem ta pyesin veten e tyre, se cka eshte e gjithe kjo "dashuri" qe Podgorica ndjen per ate treve, si per asnje pjese tjeter, apo mos eshte dicka e kobshme qe pergaditet per tu ndodhe shume shpejte?! Edhe miu kur sheh djathin ne kurthe, do te thoshte "ehhh, qenka liruar djathi dhe turret…."
Malesia duhet te jete komune, si cdo komune tjeter ne Mal te Zi. Nese malesoret kane harruar sesi jepen komunat le te shohin komunen e Petrinjes e te Gucise….dhe asgja tjeter.
Cfardo bisede me pushtetin, qe nuk ofron komune ne kuptim te plote te fjales, pa kerthiza, e flagjele, e organe tjera kopulacioni me kryeqendren, duhet te ignorohet me rreptesi dhe te njoftohen menjehere qendrat e politikes nderkombetare te influences. Cdogje tjeter, eshte e papranueshme dhe populli duhet…, ne fund te fundit, te vetorganizohet si pergjigje ne mungese te prijseve…