P R O P O Z I M
Per ngritjen e nje monumenti...
-Argumenti-
Menjehere mbas luftes se dyte botrore, posa partizanet komuniste themeluan pushtetin e ri me fryme dhe ideologji bolshevike, bandat shtetnore nen udheheqjen e kriminelit Bajo Stanković, me autorizim te Beogradit dhe kryetarit te atehershem Tito, filluan neper Malesi te Madhe nje fushate terrori ndaj malesoreve, percjellur me tortura, vrasje e likuidime te personaliteteve me te dalluara te vendit te cilet nuk u pajtuan me perfshirjen e serishme te atyre trojeve nen Jugosllavine e rrejshme te Titos, e as nen rregjimin e ri sllavo-komunist. Per me keq, kjo fushate likuidimesh kishte bekimin edhe te pushtetit nga ana tjeter e kufirit, perkatesisht te shtetit "ame", qe tashme sillej si njerke edhe ndaj popullates se vet, nderkaq ndaj malesoreve..., njesoj ose me keq sesa armiqet e jashtem.
Gjate kesaj fushate te eger te terrorit shtetror, u likuiduan disa dhjetra malesore, neper Hot, Grude, Triesh etj. sikurse: Pater Zefi ( Leonard Tagaj), Pjeter Zeku, Vasel Mirashi, tre te bijte e Preke Tomes Lulgjuraj, Zef Miliqi, Gjelosh Gjoka, Gjeke Çuni, Kole Gjel Çaku, dhe te tjeret.
Keta martire te idealeve independentiste dhe antikomuniste, keta shembuj viktimash te etjes se shovinisteve sllave per gjak shqiptari, meritojne te nderohen e te kujtohen brez pas brezi.
Ne kete aspekt,
TE GJITHA VIKTIMAVE TE ATIJ TERRORI SHTETROR DUHET TU NGRITET NJE MONUMENT PERKATES I PERBASHKET, DIKU NE NJE VEND ME TE PERSHTATSHEM E ME TE FREKUENTUAR..., NE MALESI TE MADHE- NE PJESEN QE GRAVITON POLITIKISHT NEN MAL TE ZI.
Me ngritjen e atij monumenti, ato troje, njekohesisht do te gjykonin publikisht ate rregjim UDB-esk e antishqiptar, duke percjellur mesazhin e protestes tek PASARDHESIT e atij rregjimi kriminal, i cili ndonese jo me metoda te pergjakshme, po e vret Malesine dhe malesoret e sotem e te ardhshem jo me pak sesa rregjimi i asaj kohe.
P.S.
Ne kemi shume per te kujtuar e per te gjykuar.
Kur Hoti e Gruda rane definitivisht nen aneksimin malazez filloi fushata e spastrimit etnik.
Ne vendin e quajtur QYTEZA, ne Drume te Hotit, serbomalazezet masakruan me nje akcion mbi 70 hotjane.
As kjo veper nuk eshte gjykuar publikisht. As ketyre deshmorve nuk u eshte dhene nderimi qe u perket!
Por, le ti shkojme me radhe!
Gjokë Gojçaj,
New York, 28 Janar 2015