Friday, August 28, 2020

THIRRJET E TIRANËS DHE PRISHTINËS PËR TË VOTUAR KËTË OSE ATË LISTË SHQIPTARE, JO KORREKTE

 Të nderuar votues shqiptarë në Mal të Zi,

Pavarsisht se në shikim të parë duken vëllaznore  dhe plotëmbështetëse, thirrjet që ditëve të fundit disa perfaqësues politik e shtenor të dy shteteve dhe dy qeverive tona, të Shqipërisë dhe Kosovës, po u bëjnë shqiptarëve në Malin e Zi, për të votuar këtë ose atë listë shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të së dielës, mua këto thirrje më duken të njëanshme, jokorrekte dhe rrezikojnë të rezultojnë si kontraproduktive. 

Madje, kjo e fundit më duket më shqetësuese, sepse për shumë votues shqiptarë në Mal të Zi, thirrjet e tilla mund të mos duken bindëse për faktin se në to identifikohen preferencat dhe shijet politike në kuadër të garës brendashqiptare. 

Votuesi shqiptar në Mal të Zi ka nevojë për një orjentim të mirëfillët politik e qytetar, në mos edhe për një edukim të drejtë, rreth peshës së votës së tijë në një shoqëri multietnike siç është Mali i Zi, ku ai i graviton brenda një komuniteti relativisht të vogël dhe të rrezikuar së egzistuari si faktor etnik dhe politik.


Votuesit shqiptarë në Mal të Zi kanë nevojë të degjojnë zëra bindës se përse ata duhet të votojnë për partitë shqiptare e jo për ato të ashtuquajtura parti qytetare me bazament etnik joshqiptar. Kjo është beteja e parë dhe kryesore që duhet ta fitojnë shqiptarët, duke i këthyer votuesit shqiptarë nga partitë e huaja tek partitë e veta me prefiks nacional.

Ja, në këtë aspekt duhet faktorët e mësipërm të fokusohen, kur ftojnë shqiptarët për të votuar në këtë republikë. 

Beteja e dyte e radhës u takon vetë listave shqiptare dhe prijsëve të tyre për ti bindur votuesit, se cila prej tyre meriton përkrahjen e plotë, e cila jo. Sepse, në fund të fundit, për aspektin gjithëshqiptar, ka pak rendësi cila prej tyre do t'ia përvetësojë votat njënës ose  tjetrës listë. Rëndësi ka që votuesit shqiptarë duke forcuar unitetin përbrenda vetes, të braktisin mbështetjen për subjektet joshqiptare dhe të maksimalizojnë votën shqiptare duke ua rrembyer atyre joshqiptare.

Kjo është një kauzë e madhe për të cilën nuk po punojnë partitë shqiptare, e as "mbështetesit" e jashtëm nga Tirana e Prishtina.


Gjithëkush ka të drejtë të ketë e të shprehë preferencat e veta partiake e politike, por kam frikën se një gjest të  tillë shumë votues shqiptarë mund të mos e konsiderojne edhe si thirrje serioze, për të braktisur partitë joshqiptare dhe këthyer interesit kombëtar brenda suazave të veta. Une mendoj se për një mesazh të këtillë, shqiptarët e atyre trevave kanë më së shumti nevojë. 

Sot bile është shumë lehtë për të shpërndarë mesazhe mbështetjeje njënës ose tjetrës listë, me pak elektropatriotizëm dhe populizëm, sa për tu bërë i dashur për njënën palë,  poaq edhe i padashur për tjetrën palë, por mendoj se duhet të bejmë thirrje për zgjidhje afatgjata, në dobi të forcimit të unitetit kolektiv. 


Natyrisht që edhe Unë i kam preferencat e mia politike dhe sigurisht qe nuk do të mund të votoja për të dy listat shqiptare. Do të votoja për njënën listë duke pase në konsiderim të gjitha përparësitë e saj ndaj listës tjetër. Por, assesi nuk do të votoja për një listë joshqiptare, pavaresisht prefikseve të saja.


Votuesit shqiptarë duhet ta kenë qartë një gjë. Apeli që u bëhet atyre për të braktisur partitë joshqiptare nuk është thirrje për tu armiqësuar me askënd. Nuk është as për t'i devijuar proceset integruese europerendimore të kësaj republikë. Madje, është e kundërta, sepse duke qenë një faktor serioz, politik dhe nacional,  ata krijojnë kushtet afatgjata për të qenë faktor dhe partner i respektuar edhe për çeshtjet me interes të perbashkët në rrugën e integrimeve të sipërpërmendura.

Por, askurrë nuk mund të jeshë partner i dikujt, nëse nuk je faktor dhe askurrë nuk mund të jeshë faktor, nëse je i përçarë dhe i fragmentuar politikisht.


Prandaj, votues shqiptarë, të dielën me 30 gusht, dilni dhe votoni për njënën prej dy listave shqiptare! Kryesorja, mos votoni per partite joshqiptare dhe kini bërë mjaft- kini bërë  hapin më të madh atëdhetar. Votoni për listën që për mendimin tuaj ka meritat më të mëdha...dhe kini bërë hapin më të madh demokratik e qytetar!


Suksese dhe dalshit faqebardhë!