Friday, August 14, 2020

PARTITË SHQIPTARE NË MAL TË ZI DHE ZGJEDHJET E 30 GUSHTIT 2020



Zgjedhjet per Komunen e Tuzit, te datës 3 mars  2019 kane vërtetuar  se shumica e shqiptarëve të asaj treve jane qytetarë dhe votues të ndergjegjshëm. Mbase qe arrijtur ajo, e cila, partive shqiptare u ishte kerkuar prej vitesh, në këto zgjedhje, pushteti lokal kaloi nga duartë e pushtetmbajtesve malazeze dhe sateliteve te tyre, ne duarte e shqiptareve- te popullates shumicë.

Me kete veprim, u hodhën themelet e vetqeverisjes vendore, sipas parimit "zot në shtëpi të vet". 

Prandaj, me kete shkrim kam qellimin te apeloj tek partite shqiptare, që te ndergjegjesohen dhe te marrin përgjegjesinë per fatin e shqiptareve ne Mal te Zi, ashtu që ne zgjedhjet parlamentare te radhes, te garojne te bashkuar si nje subjekt i vetem e unik.

Tashmë kuptimin e thënjes "bashkimi bën fuqinë", nuk besoj te jetë ndokush që e ka te paqarte.

Fatkeqesisht, gjasat per nje gjest te ketille patriotik nuk janë të mëdha, kur kujton të kaluarën e tyre teper konfliktuoze dhe dezintegruese.


Ka vite e vite qe disa lidere lokalë i kanë mëshuar qendrimit te tyre se shqiptaret ne Mal te Zi eshte me mire te rreshtohen ne "dy kolona", sesa te bashkohen si nje organizëm i vetem politik. Per njeriun e mireinformuar, kjo tezë nebuloze nuk eshte jotransparente per tu parë se çka mëshehet mbas saj.

Nje "pluralizëm" i tillë per shqiptarët eshte koncept i gabuar dhe kontraproduktiv, per faktin se shqiptaret ne kete republike jane nje minoritet prej me pak se 40 mijë banorësh, per te cilet egziston vetem nje ceshtje apo nje kauzë. Mirepo reshtimi ne dy kolona mund te kishte kuptim per garimet politike ne nivelin lokal ku shqiptaret jane shumice dermuese dhe ne cfaredo varjanti, njena nga kolonat mund ta merrte pushtetin veteqeverises. Kalkulimet e tilla per shqiptarët me shume kolona per nivelin republikan jane kryekeput ne sherbim te pushtetmbajtesve qendror, sherbim ky i rezervuar per partine malazeze (demek qytetare), DPS.

Partite shqiptare duhet qe ne zgjedhjet parlamentare te garojne te bashkuar per te fituar maksimumin e vendeve ne parlament, e me kete edhe te perfitimeve tjera shoqeruese nga e qenmja faktor serioz dhe i respektuar. 


Une nuk jam detyrimisht kunder nje koalicioni të mundshëm paszgjedhor të shqiptarëve te bashkuar me grupacionin me te mire politik malazez, nese nga nje veprim i tille, në rend te pare do te perfitonte popullata shqiptare. 

Madje perpjekjet dhe veprimet per te bere tregeti politike me nje partner te mundshem, nga e cila do te perfitonte elektorati shqiptar, eshte nje shkathtesi e preferuar e nje politikani te mirefillte.

Por, partite shqiptare, as si koalicion shqiptar dhe as parcialisht nuk do të duhej  të bënin kurrefare pazaresh  parazgjedhore me asnje parti as koalicion të palës tjeter, palës malazeze! Sahere që eshtë vepruar kesisoji, kane perfituar vetem individë të caktuar, por shqiptarët si teresi nuk kane perfituar asgjë. Madje, nga keto veprime shqiptaret si nacionalitet kane humbur shumë, dhe çeshtjet e tyre madhore jane zvarritur te pazgjidhura me dekada të tera. Nje gjest i ketille do te ishte i pandershëm dhe jobesnik  ndaj votueseve shqiptare ne pergjithesi.


Po qe se partite shqiptare bashkohen, perkatesisht bejne nje koalicion te sinqerte dhe te besueshem ndermjet veti, kanë rastin kesaj here  te perfitojne shume nga keto zgjedhje.


Mbase eshte kohë pushimesh vjetore, shume shqiptarë që do te ndodheshin atje, si dhe shume te tjere te cilet do te shkonin ne kete kohë enkas per te votuar, do ta hedhnin voten per  faktorin politik shqiptar!. 

Kështu kishte ndodhur per zgjedhjet lokale në Komunen e Tuzit, kur qindra bashkombas nga mbare bota, kishin shkuar per te hedhur voten per koalicionin e madh shqipetar. Nje prej tyre kam qenë edhe une.

Une besoj se edhe kesaj here diaspora duhej ta mbeshteste unitetin e partive shqiptare per te maksimalizuar voten shqiptare, megjithese  rrethanat globale qe ka shkaktuar pandemiku Covid-19 nuk duket se do te jenë  ne favor te kesaj mundesie.


Mirepo, ne rastin me te keq, te cilin na e perkujton edhe pervoja e deritashme e politikave percarese dhe dezintegruese te partive shqiptare, nese ato do te dalin ndaras, a ia vlen te shkosh nga Amerika, Europa, Australia dhe vende tjera te largëta  per t'ia falur votën nje grupacioni politik shqiptar, ose nje tjetri, qe nuk kane mundesite grumbullojne me shume se 500 vota?!

Absolutisht jo!

Nuk e meritojne dhe nuk eshte gjest atëdhetar ty frysh percamjeve dhe ndasirave te tilla.

Madje edhe sikur të isha atje, në shenje revolteje do të abstenoja!

Thënë shkurt, nëse partite shqiptare dalin ndaras nëper grupacione, në këto  zgjedhje parlamentare, ato, jo se nuk kane shanse per te fituar asnje vend deputeti, por vota e tyre do te derdhen në kontot e partive malazeze dhe do te rezultojne si te humbur a qellimisht. Prandaj, votuesit shqiptarë duhet tu rrijnë gati  mendësive te tilla per t'i mohuar kolektivisht.

Perçarja duhet të ndëshkohet; uniteti duhet të shpërblehet!.


Porosia ime: Shqiptarë të të gjitha kombeve bashkohuni!


Me nderime.


Gjokë Gojçaj,

20 qershor 2020

[ Facebook]


______________________

P.S. 

Nga zhvillimet në vazhdim u pa se (per fat te keq) mungoi vullneti politik e qytetar qe te bashkohet i tere korpusi politik shqiptar ne Mal te Zi. Ne zgjedhjet e radhes shqiptaret do te dalin ndaras, ne dy kolona.  

Partite shqiptare te prirur nga intereset personale, kush me shume e kush me pak, po garojne ne dy grupacione (koalicione te vogla) dhe egziston frika reale se do te humbasin numerikisht nga ulëset e pergjithshme ne parlamentin e Malit te Zi.

 Ndoshta ky fakt nuk eshte shqetesues per grupacionin me te vogel, mbase motivi i garimit ndaras mund te kete qene ndonje tregeti e fshehte me partnerin tradicional malazez, nga e cila, si shperblim te derdhjes se votave ne hambarin e tyre munden te perfitojne ndonje vend pune, ose pozite te larte personale ne ndonje institucion te pushtetit. 

Lojrat e ketilla tashme jane shume te njohura per votuesit shqiptare.


Plotesuar me daten 14 gusht 2020