Të nderuar votues shqiptarë në Mal të Zi,
Pavarsisht se në shikim të parë duken vëllaznore dhe plotëmbështetëse, thirrjet që ditëve të fundit disa perfaqësues politik e shtenor të dy shteteve dhe dy qeverive tona, të Shqipërisë dhe Kosovës, po u bëjnë shqiptarëve në Malin e Zi, për të votuar këtë ose atë listë shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të së dielës, mua këto thirrje më duken të njëanshme, jokorrekte dhe rrezikojnë të rezultojnë si kontraproduktive.
Madje, kjo e fundit më duket më shqetësuese, sepse për shumë votues shqiptarë në Mal të Zi, thirrjet e tilla mund të mos duken bindëse për faktin se në to identifikohen preferencat dhe shijet politike në kuadër të garës brendashqiptare.