Saturday, July 23, 2016

NGA VJEN FJALA "SHQIPTAR"?

Fjala "shqiptar" nga vjen?

Tezat dhe hipotezat e deritashme lidhur me prejardhjen e etnonimit "shqiptar" dhe toponimit "Shqipëria" nuk me duken bindese.
Duke pare sesi cdo gje ka nje evolucion te vet, mendoj se edhe fjala shqiptar duhet te kete evoluar nga nje fjale paksa me e kuptueshme për kohën kur po krijohej, nga ajo c'fare studjuesit e ndryshëm paraqesin ne shkrimet e veta.
Mua me duket shume me reale mundesia qe fjala shqiptar te kete nje burim dhe nje evolucion tjeter.

Sunday, May 29, 2016

TA DUASH FLAMURIN-TA NDEROSH FLAMURIN

TA DUASH FLAMURIN-TA NDEROSH FLAMURIN

Sipas ligjit amerikan ne fuqi mbi perdorimin e flamurit/ flamujve, menyra e vendosjes se flamujve kombetar, njeni mbi tjetrin, gjegjesisht njeni nën tjetrin, eshte fyese per flamurin qe gjendet poshte dhe aspak nderuese as per  flamurin qe gjendet mbi te!

FUSHATË HUMANITARE PËR TË NDIHMUAR SHTJEFËN IVEZAJ DHE MUZEUN ETNOGRAFIK TE MALESISE

I nderuar bashkekombas,

Ju ftoj t'i bashkangjiteni kesaj fushate  humanitare per te ndihmuar aktivistin dhe bashkekombasin tone nga Malesia e Madhe, zotin Shtjefen Ivezaj.

MALESORET NE NY GRUMBULLUAN MBI 85 MIJE DOLLARE PER SHTEPINE FUNERALE NE VENDLINDJE

MALËSORËT  NË NEW YORK GRUMBULLUAN MBI 85 MIJË DOLLARË PËR SHTËPINË FUNERALE NË VENDLINDJE

(Informata)

Dje me 19 Prill 2015, ne nje nga lokalet e Royal Regency Hotel ne Yonkers, NY, nen organizimin e Shoqates Malesia e Madhe, shoqate kjo me seli  ne New York, u mbajt nje tubim i gjere fondmbledhes per finansimin e ndertimit shtepise funerale ne vendlindje, me lokacion ne fshatin Vuksanlekaj- Tuz, Malesi e Madhe. Ju kujtoj se nje tubim i ngjajshem me kete u mbajte para disa ditesh edhe ne Detroit, ku malesoret e komunitetit te atjeshem grumbulluan mbi 60 mije dollare, akcion ky qe mbetet i hapur edhe me tej.

NE SHENJE PERKUJTIMI NË NJEZETVJETORIN E VDEKJES

1. Nje dite, po udhetonim me veture nga Tuzi per ne Podgorice, me shpejtesi paksa te tejkaluar, mjaft sa per te fituar nje gjobe. Pak pa arrijtur te Cemi na ndaloi policia.
Zdravo- na pershendeti njeni sish dhe me kerkoi dokumentat.
Ia dhash pa vonese.
Mbasi e shikoi dokumentacionin, na pyeti:

RRETH "LEGALIZIMIT" TË EMRIT TË DEDË GJON LULIT NË MAL TË ZI

DEDE GJON LULI
-Luftetar per Shqiperine Etnike-Hero i Kombit


Dy fjale paksa ndryshe:
Emri i Dedes ishte nje emer i ndaluar ne jeten publike ne Mal te Zi. Deri para me se shumti dy dekada, shume njerez nga frika e vet hezitonin te thonin ndonje fjale lavdie per vepren e tij.
...Gjithmone u shmangeshin situatave qe mund te çonin biseden drejte zones se rrezikshme verbale- rreth idealeve te tija dhe sakrificave te pacmuara te asaj kulle baroti, per teresine teritorjale te Shqiperise ne kufijte e saj natyror. Ishin kryesisht kengetaret ata te cilet e perdornin ndopak emrin e tij dhe poashtu ndonje historjan e patriot i guximshem.

RRETH TRASHEGIMTARËVE TË DEDË GJON LULIT

Sa eshte i sakte konstatimi se Dede Gjon Luli u shua  i tëri me gjithe farë, nga fakti se dy djemet e tij qe pat- Kola dhe Gjergji, u vrane  pa lane mbas vetes as djale as vajze?

Sikur duket, harrojme se Deda kishte edhe dy vajza- Naren dhe Merine, te cilat trashegojne poaq gjak nga prinderit sa edhe Kola e Gjergji!
Te dyjat kane qene te martuara ne Triesh. Narja ishte e martuar me Galao Smajlin, kurse Meria me Ujkë Mirash Gjoken.

Edhe per Naren e dihet qe ka lane pasardhes, edhe per Merine, dihet qe ka lane pasardhes.
Ata jane nipat dhe mbesat e Dede Gjo Lulit.

DY ÇESHTJE...


E Para.
Pohimi i ministrit te pakicave nacionale te qeverise malazeze, Numanoviq, i pat irrituar per se tepermi shqiptaret e atjeshem…, se me ligjin e ri nuk do te munden ta perdorin flamurin kombetar ne dasmat e tyre! Mirepo, pas nje sqarimi qe doli ne vijim nga e njejta ministri, se shqiptaret do  te munden ta perdorin lirshem flamurin e tyre neper dasmat e veta, shqiptaret, duket se tani jane relaksuar dhe  po marrin fryme lirisht!. Metevertete, do te kishte qene nje shkelje e rende e te drejtave te tyre…, mbase dasmat jane nje ceshtje shume shpirtnore dhe teper te ndieshme nese ne to nuk te lejohet te ndihesh i gezuar  plotesisht!!!
Ne fakt, fjala eshte per nje ligj te ri qe pritet te aprovohet ne parlament, qe duhet te jete ne perputhje me dokumentat e BE-se, te cilit Mali i Zi, edhe te donte..., nuk ka kah ti ike!.
Nga ky ligj, jo se do te perfitojne vetem shqiptaret, por edhe grupet me te vogla nacionale e etnike, si vllehet,  romet, jevgjit, etj.Tani, sigurisht dalin lidere shqiptare qe participojne ne qeveri e te thone se "ja kjo eshte deshmi qe jemi pozicionuar drejte e se po punojme me perkushtim qe shqiptaret te gezojne te drejtat…"!!! (komenti im)
Por, cka eshte e gjithe kjo?!
Eshte vetem AUTOMATIZMI EUROPJAN qe u garanton te drejta te njellojta ne nivel te BE-se, si per shqiptaret ("qe po bejne pune te medha tash 24 vjete"), si per magjupet, jevgjit, romet, etj…qe "nuk po bejne asgje"!

PROPOZIM PËR NGRITJEN E NJË MONUMENTI TË VIKTIMAVE TË TERRORIT SHTETROR JUGOSLLAV NE MALESI TE MADHE

P R O P O Z I M
Per ngritjen e nje monumenti...

-Argumenti-
Menjehere mbas luftes se dyte botrore, posa partizanet komuniste themeluan pushtetin e ri me fryme dhe ideologji bolshevike, bandat shtetnore nen udheheqjen e kriminelit Bajo Stanković, me autorizim te Beogradit dhe kryetarit te atehershem Tito, filluan neper Malesi te Madhe nje fushate terrori ndaj malesoreve, percjellur me tortura, vrasje e likuidime te personaliteteve me te dalluara te vendit te cilet nuk u pajtuan me perfshirjen e serishme te atyre trojeve nen Jugosllavine e rrejshme te Titos, e as nen rregjimin e ri sllavo-komunist. Per me keq, kjo fushate likuidimesh kishte bekimin edhe te pushtetit nga ana tjeter e kufirit, perkatesisht te shtetit "ame", qe tashme sillej si njerke edhe ndaj popullates se vet, nderkaq ndaj malesoreve..., njesoj ose me keq sesa armiqet e jashtem.
Gjate kesaj fushate te eger te terrorit shtetror, u likuiduan disa dhjetra malesore, neper Hot, Grude, Triesh etj. sikurse: Pater Zefi ( Leonard Tagaj), Pjeter  Zeku, Vasel Mirashi, tre te bijte e Preke Tomes Lulgjuraj, Zef Miliqi, Gjelosh Gjoka, Gjeke Çuni, Kole Gjel Çaku, dhe te tjeret.
Keta martire te idealeve independentiste dhe antikomuniste, keta shembuj viktimash te etjes se shovinisteve sllave per gjak shqiptari, meritojne te nderohen e te kujtohen brez pas brezi.

Ne kete aspekt,